Bota

Media turke: Mafia po mbron bosin e “Thodex” në Shqipëri, po përgatitet të arratiset drejt Italisë

Faruk Fatih Ozer ka paguar 350 euro rryshfet për t’i shpëtuar kapjes dhe aktualisht është duke kontaktuar me persona të lidhur me mafian në jug të Shqipërisë me qëllim arratisjen me gomone për në Itali.
Featured image of article: Media turke: Mafia po mbron bosin e “Thodex” në Shqipëri, po përgatitet të arratiset drejt Italisë Faruk Fatih Özer

TIRANË-Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me Faruk Fatih Ozer, bosin e kriptmonedhave ‘Theodex’, i cili po fshihet në Shqipëri prej disa ditësh.

Mediat turke shkruajnë se Faruk Fatih Ozer ka paguar 350 euro rryshfet për t’i shpëtuar kapjes dhe aktualisht është duke kontaktuar me persona të lidhur me mafian në jug të Shqipërisë me qëllim arratisjen me gomone për në Itali.

Më herët u publikuan pamje nga momenti kur ai ishte paraqitur në sportelin e  hotelit Mondial tek ’21 dhjetori’ në Tiranë ku prenotoi për tre netë, por ndejti vetëm dy sepse kuptoi që po ndiqej nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Itenerari i tij në Shqipëri:

Direkt pas ardhjes në Shqipëri, Faruk Fatih Özer u vendos në hotel Mondial pranë Zogut të Zi në Tiranë duke prenotuar tre netë, por doli prej andej natën e dytë, pa bërë as check out dhe më pas është fshehur në shtëpinë e shoferit që e mori në aeroport pranë zonës së “Pazarit të Ri” në Tiranë. Çiftin shqiptar ai e kishte takuar një muaj më parë në Stamboll, ku ata kishin qëndruar në shtëpinë e tij, edhe pse nuk ka asnjë detaj për lidhjen mes tyre.  “EnSonHaber” raporton duke iu referuar burimeve nga policia turke se Faruk Fatih Özer nuk ndenji shumë aty pasi u zbulua nga autoritetet duke u transferuar në një tjetër zonë, pikërisht në zonën e “Myslym Shyrit” në kryeqytet. Por nuk ishte e thënë për turkun e famshëm pasi edhe ky vend ku ai fshihej u zbulua nga policia duke bërë që të transferohet së fundmi në zonën e “21 Dhjetorit” ku edhe ka humbur gjurmë .

(E.K/dosja.al)

Shto Koment