Horrori në Tapizë/ Nëna fut foshnjen e porsalindur në qese dhe e hedh në lumë, familjarët: Nuk e dinim se ishte shtatzënë (DINAMIKA)
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
E rëndë në Tapizë/ Foshnjën e sapolindur e futi në qese dhe e hodhi në lumë, arrestohet 42-vjeçar...
"Je dele e Edi Ramës"/ Plas debati te "Ligjet", Gogu-Dogjanit: Mos më dhuno 18 Mars, 14:51 Kundër aktit normat...
SPAK i komunikoi akuzën, Beqaj: Prokurori nuk hetoi plotësisht, operacionet janë kryer në kushte të sigurta 18 Mars, ...
Pamje nga aksidenti me 4 viktima në Tepelenë, makinat e dala jashtë kontrollit janë përplasur me njëra-tjetrë...
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka, ka folur pas protestës opozitës të zhvilluar ditën e sotme.
I ftuar në studion e televizionit Ora News, Noka u shpreh se këmbanat kanë rënë për ata që kanë veshë, ndërsa paralajmëroi Kryeministrin Edi Rama se fundi i tij do të jetë shumë i keq.
“Këmbanat kanë rënë për ata që kanë veshë. Mjerë ai që nuk ka vesh për të dëgjuar këto këmbana. Fundi i tij do të jetë shumë i keq”, – tha Noka.
I pyetur lidhur me reagimin e Kryeministrit Edi Rama, i cili u shfaq duke kënduar nga Berati, Noka tha:
“Po këndon nga halli, po përpiqet të fshehë hallin që e ka zënë. Po përpiqet të kamuflohet me makiazh, por propagandës së tij i doli boja.
Nga 16 shkurti e deri më sot, opozita ka njohur vetëm ngritje të paparashikueshme”.
I pyetur se çdo të ndodhë nëse Edi Rama nuk largohet, pasi ai është shprehur i vendosur se do të vijojë deri punën, Noka u shpreh:
“Askush sot nuk mund të pranojë që Edi Rama t’i thotë që Edi Ramaë është zgjedhur me votat e qytetarëve. Të pranosh që Edi Rama është zgjedhur nga vota e qytetarëve ose je miop ose shtiresh. Dosja 339 tregon se si janë marrë votat. dosja e Dibrës gjithashtu. Dosja e famshme “Habilaj” flet për nevojën e parave që i duhen për blerjen e votave.
Zyra e OSBE-së në Tiranë, është një paradhomë e Edi Ramë dhe e Rilindjes. Askush nuk duhet ta pranojë atë që thotë paradhoma e Edi Ramës. Po flasim për dokumente dhe prova të pakontestueshme”, ndërsa më tej paralajmëroi se “Do të ketë përshkallëzim dhe vetëm përshkallëzim, deri në bllokim të plotë të tij”.
Opozita ka zhvilluar ditën e sotme për rreth 4 orë protestën e saj kundër qeverisë Rama. (Lexo këtu) Bashkë me protestuesit, ata kanë marshuar tre herë rreth Kryeministrisë, e më pas kanë kaluar tek Kuvendi i Shqipërisë ku në përpjekje për të hyrë në godinë, janë përplasur me Policinë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotët e ujit me presion për t’i shpërndar.
Më pas kryetari i PD-së Lulzim Basha dhe turma e protestuesve kanë shkuar në mënyrë simbolike tek memoriali i ‘heroit të demokracisë” Azem Hajdari, për ta mbyllur protestën me një fjalim para selisë blu. Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, mes tyre edhe policë, ndërkohë gjatë protestës Meta dhe Ambasada Britanike bënë thirrje për qetësi, ndërsa Rama i quajti prehistorike veprimet politike të opozitës.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se ndjenë keqardh...
TIRANË– Ditën e sotme, opozita e bashkuar ka zhvilluar një protestës para kryeministrisë dhe Kuvendit. (Lexo këtu)Por fotot nga protesta dhe montazhe...
Opozita dhe mbështetësit e saj zhvilluan sot (16 .03.2019) në Tiranë protestën e tyre të pestë, në serinë e protestave anti qeveritare, për të cilën kishin para...
Tiranë- Pas protestës së zhvilluar ditën e sotme para Kryeministrisë dhe para Kuvendit të Shqipërisë policia ka filluar shoqërimin e disa prej protestuesve.Kjo ...
TIRANË– Ditën e sotme, për katër orë rrjesht opozita e bashkuar ka zhvilluar një protestë para kryeministrisë dhe Kuvendit.Pas protestës, aleati i Ba...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar lidhur me protestën e sotme, në të cilën u desh përdorimi i autobotëve me ujë me presion dhe...
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së dhunshme të opozitës para Parlamentit.Nëpërmjet një...
TIRANË- Një ditë pasi u publikua një foto e deputetit Myslim Murrizi duke bërë pazar në Itali, vetë deputeti i përjashtuar nga radhët e Partisë Demokratike...
TIRANË- Kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi ka folur lidhur me shoqërimin e tij dhe të djalit të tij në polici pas protestës. (Lexo këtu)Sipas Baç...
TIRANË- Këngëtari Frederik Ndoci komente të ashpra pas protestës 4 orëshe të opozitës para Parlamentit dhe rreth kryeministrisë.Në një foto të shpërndarë n...