Aktualitet

Po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat! Aksident në mes të Lushnjes, 19-vjeçari me “Ford” përplas të moshuarën (EMRAT)

FOTO
Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit, 19 vjeçarin, Igli Rama.
Featured image of article: Po kalonte rrugën për të hedhur mbeturinat! Aksident në mes të Lushnjes, 19-vjeçari me “Ford” përplas të moshuarën (EMRAT) Aksident ne Lushnje

LUSHNJE– Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Lushnjës, aty ku një mjet tip “Ford” ka përplasur një grua, e cila po kalonte rrugën.

Mësohet se e plagosura është Ganimete Musaku, rreth 58 vjeçe, e cila ishte pastruese pranë zyrave të shërbimit të OSHEE. Ajo ka qenë duke kaluar rrugën nga ana e zyrës ku punonte në krahun tjetër , por kjo lëvizje nuk është vënë re nga drejtuesi i mjetit, i cili e ka goditur.

58 vjeçarja ka marrë dëmtime ku sipas informacioneve të marra ndodhet jashtë rrezikut për jetën. ‘Top Channel’ ka siguruar fotot nga vendngjarja.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur shoqërimin në Komisariat të drejtuesit të mjetit, 19 vjeçarin, Igli Rama.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment