Aktualitet

Po kalonte rrugën! Furgoni përplas për vdekje të moshuarën në Lushnje

Një furgon ka përplasur për vdekje një të moshuar.
Featured image of article: Po kalonte rrugën! Furgoni përplas për vdekje të moshuarën në Lushnje Aksident

LUSHNJE– Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në Lushnje. Një furgon ka përplasur për vdekje një të moshuar. 70-vjeçarja ishte duke kaluar rrugën teksa u përplas për vdekje nga mjeti.

Ajo u transportua me ambulancë për në spital mirëpo fatkeqësisht ndërroi jetë rrugës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sot rreth orës 12:00, në aksin rrugor Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Karbunarë, shtetasi A. Z., duke drejtuar automjetin tip “Ford” ka aksidentuar një këmbësore, rreth 70 vjeçe, e ka ndërruar jetë. Është shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryen veprimet procedurale e hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës”, njofton policia.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment