Aktualitet

Po kalonte kufirin me 20 mijë Euro! Procedohet 58-vjeçarja, policia: Nuk i kishte të deklaruara, dyshojmë se vijnë nga…

Policia e Shtetit dyshon se gruaja mund ti ketë përfituar paratë nga një akitivitet kriminal.
Featured image of article: Po kalonte kufirin me 20 mijë Euro! Procedohet 58-vjeçarja, policia: Nuk i kishte të deklaruara, dyshojmë se vijnë nga… Foto Ilustruese

GJIROKASTËR– Leonora Floku, është 58-vjeçarja e cila u procedua nga policia pasi tentoi të kalonte me 20 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë. Policia e Shtetit dyshon se gruaja mund ti ketë përfituar paratë nga një akitivitet kriminal. Floku u procedua nën akuzën e “Mosdeklarim i të hollave në kufi”.

Eurot e sekuestruara

NJOFTIMI I POLICISE:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia e Gjirokastrës ka proceduar penalisht shtetasen Leonora Floku, 58-vjeç, nën akuzën “Mosdeklarim i të hollave në kufi”.Materialet në ngarkim të saj u referuan materialet  në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Gjirokastër për, pasi nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijës  në dalje të Republikës së Shqipërisë gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën një shumë monetare prej 20 mije Euro, të padeklaruara, para të cilat dyshohen se rrjedhin nga veprimtari kriminale.Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i sasisë së monedhave.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment