Politike

“Po i rris fëmijët rrugëve, burrin e kam në depresion”/ Qytetarja kap për dore Bashën dhe i qan hallet: Shteti tallet me mua, ku të mbytem?

VIDEO
Gjatë bashkëbisedimit tregtarët i janë ankuar Bashës se nuk janë ndihmuar nga qeveria gjatë situatës së Pandemisë.
Featured image of article: “Po i rris fëmijët rrugëve, burrin e kam në depresion”/ Qytetarja kap për dore Bashën dhe i qan hallet: Shteti tallet me mua, ku të mbytem? Lulzim Basha dhe tregtarja

Rrogozhinë- Kryetari i Partisë Demkoratike, Lulzim Basha është duke zhvilluar takime me tregtarët e tregut Agro-Ushqimor në Rrogozhinë.  Basha ka kryer inspektime në këtë treg, në të cilin ka dëgjuar edhe hallet dhe problemet e qytetarëve. Një nga tregtaret është shprehur se burrin e ka depresion dhe se shteti i jep shumë pak ndihmë ekonomike.  Teksa tregoi problemet e saj, ajo kapi për dore kryedemokratin. Ndërsa kreu i PD-së e ka dëgjuar me vëmendje.

“Jam veti i  katart, burrin sëmurë, vetë sëmurë. Kam dy goca, kam bërë kërkesë për ndihmë. Ndihmat kanë shkuar nëpër vilat dhe me mua tallin b*thën. Më kanë thënë këtu që jepi helm burrit, helmoje. Unë të hyj në burg dhe fëmijët e mi të ngelen jetimë. M’i kanë ulur ndihmat ekonomike. Ma kanë bërë 9 mijë lekë. Çfarë do të bëj unë me këto para? Unë i paguaj Edi Ramës çdo taksë. Burrin e kam në depresion. Ku të mbytem kam  dy fëmijë për të rritur.”, u shpreh tregtarja ndaj Bashës.

Ndërkaq, kreu i PD u shpreh se konsumi ka rënë në zero dhe se gjendja e fermerëve është po aq e keqe sa ajo e bizneseve. Sipas tij mënyra e vetme për të dalë nga kjo është vota e qytetarëve.

Fjala e plotë

Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Siç e shikoni, gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre, prodhimet e bahçes, prodhimet e serës është po aq, edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar këto ditë në Tiranë, Durrës. Konsumi ka rënë zero. Rrinë këtu me orë të tëra për 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, totalisht pa lidhje me realitetin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës, të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot, sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale. Bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdo lloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike.

Ndaj bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminal, sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve të taksave të shqiptarëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira. Por jo, e keqja po vazhdon të thellohet.

Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro taksave tuaja me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe kontribuuesit më të mëdhenj të cilët qelben nga mungesa e infrastrukturës; mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid-it të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit. Dhe në vend të tyre e kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin. Ky është e keqja e Shqipërisë është e keqja e këtyre njerëzve, është e keqja e ekonomisë.

Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë e cila vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, për zhvatjen e kësaj shoqërie. Ndaj, shpëtimi i vetëm është një orë e më parë të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqe dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet tuaja, edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe mbështetjen për njerëzit punëtorë.
Sot në Shqipëri nuk mbështetet punëtori, nuk mbështetet njeriu i punës, nuk mbështetet prodhimi, mbështetën kriminelët, mbështetem hajdutët, mbështetën 5 oligarkë, e gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Kjo situatë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund një orë e më parë.

Ky është realiteti këtu nga tregu i Rrogozhinës. Tani do të shkoj tek disa prej fermerëve të Rrogozhinës. Ky është realiteti i vërtetë i Shqipërisë reale. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa shfaqjet me regji qendrore janë një fantazi e pështirë, një gënjeshtër e madhe e cila duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment