Aktualitet

Po hynte në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, policia e pikas dhe i vendos prangat, kush është turku i arrestuar (EMRI+DETAJE)

Umut Can Mashallah Erkan, lindur dhe banues në Stamboll u kap pasi po tentonte që të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. 
Featured image of article: Po hynte në Shqipëri nga kufiri me Greqinë, policia e pikas dhe i vendos prangat, kush është turku i arrestuar (EMRI+DETAJE) Foto ilustruese

KAKAVIJË– Një shtetas grek, i identifikuar si Umut Can Mashallah Erkan është arrestuar nga Policia Doganore në pikën kufitare të Kakavijës. Erkan, lindur dhe banues në Stamboll u kap pasi po tentonte që të kalonte kufirin në mënyrë të jashtëligjshme. 

Ai u neutralizua nga shërbimet policore të Stacionit Policisë Kufitare Kakavijë, teksa po përpiqej që të kalonte nga Greqia për në Shqipëri. Ende nuk dihet se cili ka qënë aryeja që e ka detyruar që të futet ilegalisht në vendin tonë. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe krimeve ndërkufitare, si rezultat i patrullimeve të shtuara nga shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije në kufirin e gjelbër, në afërsi të Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije është kapur një shtetas nga Turqia duke kaluar kufirin nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, gjithashtu pasaporta që dispononte ky shtetas dyshohet e falsifikuar.  Pas veprimeve të kryera hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Gjirokstër arrestuan në flagrancë shtetasin U. E., 22 vjeç, banues në Stamboll, Turqi. Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment