Sport

“Po humbe me Napolin, fiton Championsin”, Ancelotti tregon bisedën me Klopp pas ndeshjes

Pas sfidës trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se është i kënaqur me këtë prezantim që ka bërë në Champions League.
Featured image of article: “Po humbe me Napolin, fiton Championsin”, Ancelotti tregon bisedën me Klopp pas ndeshjes Jugen Klopp dhe Carlo Ancelotti

ITALI- Napoli ka arritur një fitore të merituar kundër kampioneve të Evropës, Liverpool-it mbrëmjen e djeshme. Pas sfidës trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka thënë se është i kënaqur me këtë prezantim që ka bërë në Champions League.

Strategjia ishte që të luanim një ndeshje të plotë. Të bënim presing sa më lart që të ishte e mundur, por të mbronim edhe thellë nëse do të ishte e nevojshme. Ne bëmë gjithçka mirë. Kur Liverpooli ishte në kontroll, ne u mbrojtëm mirë dhe pastaj shfrytëzuam rastet tona. Unë e konsideroj Liverpoolin skuadrën më të mirë në Europë”, tha tekniku italian.

Ancelotti ka treguar dhe bisedën që ka bërë me Kloppin pas ndeshjes. “Pse qeshëm me Kloppin në fund kur u përqafuam? Sepse i thashë: ‘Mos u shqetëso! Po humbe me Napolin, fiton Championsin”, ishte kjo deklarata e teknikut italian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mbrëmjen e djeshme Napoli ka arritur që të fitojë kundër Liverpool me rezultatin 2 me 0. Ndeshja ishte e vlefshme për Champions League për fazën e grupeve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment