Politike

“Po humbe do të më kesh përballë”, Fatbardh Kadilli tregon si e paralajmëroi Basha para mbledhjes së kryesisë

Në emisionin “Breaking” në Top News tha se biseda e fundit ishte përpara mbledhjes së kryesisë, ku i ka thënë: “Fito dhe je i larë me të gjithë ne, po humbe do të më kesh përballë”. Kadilli theksoi se ka shkëlqyer në çdo detyrë që i ka dhënë PD, ndaj duhet të zhduket mentaliteti që kryetari nuk gabon dhe të marrë përgjegjësitë e të largohet.
Featured image of article: “Po humbe do të më kesh përballë”, Fatbardh Kadilli tregon si e paralajmëroi Basha para mbledhjes së kryesisë Fatbardh Kadilli

TIRANË– Fatbardh Kadilli, i cili ka kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës pas zgjedhjeve të 25 prillit duke propozuar që të marrë postin e kreut të PD ka zbuluar bisëdën e fundit me kryedemokratin.

Në emisionin “Breaking” në Top News tha se biseda e fundit ishte përpara mbledhjes së kryesisë, ku i ka thënë: “Fito dhe je i larë me të gjithë ne, po humbe do të më kesh përballë”. Kadilli theksoi se ka shkëlqyer në çdo detyrë që i ka dhënë PD, ndaj duhet të zhduket mentaliteti që kryetari nuk gabon dhe të marrë përgjegjësitë e të largohet.

Kadilli: Edhe unë kam dyshime në punën e SPAK, si opozitë kemi qenë dyshuese në ndikimin e Ramës në SPAK dhe te reforma në drejtësi. Një hetim i SPAK është një hetim penal, administrimi i zgjedhjeve dominohet nga KQZ . Ky proces është mbyllur, mos të hedhim hije dyshime se mund të ketë zgjedhje.

Të themi se kanë faj të gjithë, por kryetari jo. Ta gjejmë fajin poshtë, është një mentalitet i vjetër. A i përket një kulture demokratike, një partie demokratike një person që mendon kështu. Po të kishte fituar do të thoshin fitoi Basha, tani që humbi nuk është faji i tij. Mentalitet i gabuar që kryetari nuk gabon kurrë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kam refuzuar daljen në media, duke i shërbyer partisë dhe kryetarit. Tani ky kryetar të marrë të gjitha përgjegjësitë, të ikë, fsheh arrogancën e tij pas një buzëqeshje.

Gjatë fushatë elektorale kam lëvizur nga Malësia e Madhe deri në Sarandë, në të mirë të PD-së. E kam bërë ashtu si unë mendoja se është mirë. Kam përgjegjësi dhe meritë në sukses. Nuk ka asnjë detyrë që PD më ka dhënë dhe unë nuk kam shkëlqyer.

Marrë nga Top Channel

Shto Koment