Aktualitet

Po heton atentatin ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha tregon ‘gozhdën’ ku i ngecur sharra prokurorit Leonard Filopati: Do japë dorëheqjen ose do t’ia kërkojnë

Artan Hoxha shtoi se Filopati është nga e njëjta zonë, Mirdita, nga ku janë edhe fisi Gjini e Reçi, ku janë fokusuar dhe hetimet. Për këtë arsye, sipas gazetarit Filopati do të japë dorëheqjen, ose do t’ia kërkojnë që ta japë.
Featured image of article: Po heton atentatin ndaj Preng Gjinit, Artan Hoxha tregon ‘gozhdën’ ku i ngecur sharra prokurorit Leonard Filopati: Do japë dorëheqjen ose do t’ia kërkojnë Preng Gjini, Kastriot Reçi dhe Artan Hoxha

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka lajmëruar dorëheqjen e prokurori Leonard Filopati, i cili ka në dorë dosjen e atentatit ndaj Preng Gjinit. I ftuar në studion e “AbcNews”, Hoxha tha se Filopati është një prokuror shumë i zoti, dhe se e vetmja gjë ku ka ngecur ai është vendi ku ka lindur.

Artan Hoxha shtoi se Filopati është nga e njëjta zonë, Mirdita, nga ku janë edhe fisi Gjini e Reçi, ku janë fokusuar dhe hetimet. Për këtë arsye, sipas gazetarit Filopati do të japë dorëheqjen, ose do t’ia kërkojnë që ta japë.

Ky është një prokuror shumë i zoti. Ai është nga e njëjta zonë ku rrin ë edhe fisi Gjini e Reçi. Për këtë arsye, ai ose do të japë dorëheqjen, ose do t’ia kërkojnë që ta bëjë atë,”– tha Hoxha ndër të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prokurori Leonard Filopati ka në dorë edhe dosjen e Jan Prengës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment