Bota

Po hante mish pule, nëna shokohet kur gjen maskë anti-covid brenda ushqimit të vajzës, 6-vjeçarja nisi të kollitej dhe mund të kishte vdekur

VIDEO
32-vjeçarja, Laura Arber tregoi përmes postimit, se si kishte dalë të blinte ushqim me fëmijët e saj dhe kishin filluar të hanin pas kthimit në shtëpi. Por kur vuri re se vajza e saj e vogël 6 vjeç kishte filluar të kollitej, Arber kishte hapur mishin e pulës. Ç’të shikonte, brenda 20 copave të mishit, ishin ngjeshur dy maska.
Featured image of article: Po hante mish pule, nëna shokohet kur gjen maskë anti-covid brenda ushqimit të vajzës, 6-vjeçarja nisi të kollitej dhe mund të kishte vdekur Foto nga mishi i pules

MBRETËRI E BASHKUAR– Një vajzë 6-vjeçare filloi të kollitej teksa po konsumonte mish pule që bleu në fast-food-in e njohur McDonalds në Hampshire, Angli. Ka qenë e ëma e vajzës, e cila ka publikuara në rrjetet sociale, videon që është bërë virale brenda pak orësh, duke treguar se si e vogla e saj, desh u mbyt, pasi brenda mishit të pulës, ndodhej një maskë anti-covid.

32-vjeçarja, Laura Arber tregoi përmes postimit, se si kishte dalë të blinte ushqim me fëmijët e saj dhe kishin filluar të hanin pas kthimit në shtëpi. Por kur vuri re se vajza e saj e vogël 6 vjeç kishte filluar të kollitej, Arber kishte hapur mishin e pulës. Ç’të shikonte, brenda 20 copave të mishit, ishin ngjeshur dy maska.

Ajo e denoncoi këtë ngjarje në rrjetet sociale, duke shkruar edhe se McDonalds për të ka patur gjithmonë shumë rëndësi dhe se e ka respektuar këtë kompani, por ky ishte një tregues i standarteve të ulëta në produkte dhe shërbim.

Dëgjova vajzën të kollitej dhe hyra sërish në dhomë. I futa gishtat në fyt dhe pashë që brenda mishit kishte maskë. Shkova në dyqan dhe ua ktheva. Çfarë do të ndodhte nëse s’do të isha kthyer në dhomë? Vajza ime mund të kishte vdekur, është thjesht çështje sekondi. Kam pasur shumë vlerësim për këtë kompani sepse më kanë strehuar në qendrat e tyre të bamirësisë në kohën kur pikërisht linda vajzën që desh u mbyt, pasi erdhi në jetë e sëmurë. Por u zhgënjeva,”- tregon nëna e të miturës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

McDonalds kërkoi ndjesë për këtë ngjarje. “Na vjen keq për këtë eksperiencë. Kërkojmë falje dhe ofrojmë kompensim të plotë. I kërkojmë klientëes që të na e kthejë produktin, në mënyrë që të kryejmë një hetim të plotë se si arriti të ndodhte kjo gjë,”- u shpreh kompania.

(f.m/dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment