Aktualitet

Po hanin drekë me familjen, si u arrestuan ‘të fortët’ e Mamurrasit, plumbat drejt policisë (DINAMIKA)

Sapo kanë parë efektivët, dy vëllezërit Seferi që kërkoheshin për plagosjen e ndodhur në Laprakë në vitin 2017, kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar drejt policisë.
Featured image of article: Po hanin drekë me familjen, si u arrestuan ‘të fortët’ e Mamurrasit, plumbat drejt policisë (DINAMIKA) Foto nga ngjarja në Laprakë

MAMURRAS– Dy vëllezërit Seferi janë arrestuar mes plumbave pasditen e sotme në Mamurras. Dosja.al mëson se Arben Seferi dhe Astrit Seferi po drekonin me familjen në momnetin që forcat Operacionale të Policisë së Tiranës kanë dashur të kryejnë operacionin e arrestimit. 

Sapo kanë parë efektivët, dy vëllezërit Seferi që kërkoheshin për plagosjen e ndodhur në Laprakë në vitin 2017, kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar drejt policisë. 

Pas disa minutash përplasje, ata janë vënë në pranga së bashku me një tjetër person, Viktor Gjergjin. 

Dy vëllezërit Seferi akuzohen për plagosjen endodhur në vitin 2018. Pas një sherri në një lokal në këtë zonë, mbeti i plagosur Eljon Leka me të cilin të arrestuarit kishin patur një konflikt.

Por gjithashtu u plagosën edhe 3 klientë që ndodheshin në lokal.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment