Rajoni

Po gjykohen në Hagë/ Publikohet vendimi për konfirmimin e aktakuzave ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës

Vendimi për publikimin e konfirmimit të aktakuzave ka ardhur nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Speciales. Në aktakuzën e konfirmuar prokurori special akuzon ish-themeluesit e UÇK-së, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, të gjitha këto krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Featured image of article: Po gjykohen në Hagë/ Publikohet vendimi për konfirmimin e aktakuzave ndaj ish-udhëheqësve të Kosovës Foto ilustruese

HAGË-Vendimi i konfirmimit të aktakuzave për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin është bërë publik në faqen e Dhoma të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës ditën e sotme.

Sakaq, vendimi për publikimin e konfirmimit të aktakuzave ka ardhur nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake i Speciales. Në aktakuzën e konfirmuar prokurori special akuzon ish-themeluesit e UÇK-së, për përndjekje, burgosje, ndalim arbitrar, akte të tjera çnjerëzore, trajtim mizor, torturë, vrasje, vrasje e paligjshme dhe zhdukje me forcë e personave, të gjitha këto krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Krimet e thuhet se janë kryer midis muajit prillit 1998 dhe gushtit 1999 në Kosovë dhe në Shqipërin Veriore, kundër popullatës civile.

“Këto krime kishin në shënjestër kundërshtarë të cilët perceptoheshin se kishin bashkëpunuar apo kishin lidhje me zyrtarë apo institucionet ish-jugosllave,”-ka deklaruar prokurori në seancat e para kundër grupit të UÇK-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu, prokurori ka thënë se krimet u kryen kundër personave që nuk merrni pjesë në konfliktin e armatosur.

Aktualisht si të akuzuar në Hagë gjenden, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi. Të katër zyrtarët më të lartë të Kosovës, akuzohen për arrestim të paligjshëm, vrasje dhe torturë, të cilat konsiderohen si krime lufte. Ndaj 4 ish-udhëheqësve janë mbajtur dy senanca  publike gjykimi, ku ata janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikët a aktakuzës. Sakaq gjyqi përfundimtar është parashikuar për në muajin shtator të vitit 2021, por kjo nuk është pranuar nga avokatët të cilët kanë kërkuar më shumë kohë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment