Politike

“Po gënjen dhe po mbron një krim”, Bushati përplaset me Haxhiun: Ndërkombëtarët u futën në pazare

Bushati e Haxhiu kanë replikuar pasi mendimet e tyre për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.
Featured image of article: “Po gënjen dhe po mbron një krim”, Bushati përplaset me Haxhiun: Ndërkombëtarët u futën në pazare Andi Bushati dhe Baton Haxhiu

TIRANË- Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu janë përpasur sot në lidhje me mesazhet e publikuara nga Meta. Të ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, Bushati e Haxhiu kanë replikuar pasi mendimet e tyre për çështjen e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

Bushati tha se në Shqipëri po mbrohet çdo krim, por për Haxhiun janë disa procedura që duhet respektuar dhe nuk mund të bëhet anarki.

REPLIKAT

Bushati: Mos mbrohet çdo krim. Sapo gënjeve për të mbrojtur një krim. Nuk mund ta relativizosh krimin. Ta kanë shkruar gabim.

Haxhiu: Nuk flas se çfarë më shkruajnë. Nuk ma imponon askush se çfarë duhet të them.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bushati: Mos mbroni çdo krim se po krijoni një person që do vijë të na përdhunojë në shtëpi.

Haxhiu: Po qe ashtu e shkrijmë dhe parlamentin dhe krijojmë mbretëri. Janë disa procedura që duhet të zbatohen.

Bushati: Shikoji mesazhet, me mbështetje nga ndërkombëtarët. Ndërkombëtarët u futën në pazare.

Më herët Meta ka publikuar disa mesazhe që sipas tij i janë dërguar nga një diplomat në Tiranë, ku flitej kundër tij me ambasadorëve.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment