Politike

“Po gënjen”, avokat Lapaj përplaset me Spiropalin: Më ler të flas, kaq po të kërkoj. Për ty jetojmë në begati

Të ftuar në emisionin “Open” Spiropali u shpreh se avokati po gënjente, ndërsa Lapaj iu përgjigj dhe i tha që ta linte të fliste, pasi ai mbante përgjegjësinë për ato të thotë.
Featured image of article: “Po gënjen”, avokat Lapaj përplaset me Spiropalin: Më ler të flas, kaq po të kërkoj. Për ty jetojmë në begati Elisa Spiropali dhe Adriatik Lapaj

TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj është përplasur sot me ministren Elisa Spiropali, në lidhje me ndryshimet në Kodin Penal. Të ftuar në emisionin “Open” Spiropali u shpreh se avokati po gënjente, ndërsa Lapaj iu përgjigj dhe i tha që ta linte të fliste, pasi ai mbante përgjegjësinë për ato të thotë.

Adriatik Lapaj: Në Shqipëri nuk kemi maska, nuk kemi respiratore, për këto pse nuk u bënë ndryshime për zyrtarët që lënë pa mjete mbrojtëse për mjekët.

Elisa Spiropali: Po gënjen se në Shqipëri nuk mungojnë maskat dhe jemi vendi me numrin më të ulët në stafin mjëkësor.

Lapaj: O Elisa për ty në jetojmë në begati, por më ler të mbaroj.

Spiropali: Nuk ka të bëjë me begatinë aspak.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lapaj: Po mirë, më lëj të flas. Të lutem se jeni dhe zonjë.

Spiropali: Po shpërdoroni lirinëe fjalës..

Lapaj: Po për këtë shpërdorim do marr kosto unë. Të lutem më ler të mbaroj. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment