Showbiz

“Po flet me gocë që ka bërë burg”, Anna Lika tregon si e ndoqi policia: Isha tapë, ja sa më dënuan

Aktorja shqiptare ka treguar një nga çmenduritë e jetës së saj.
Featured image of article: “Po flet me gocë që ka bërë burg”, Anna Lika tregon si e ndoqi policia: Isha tapë, ja sa më dënuan Anna Lika

TIRANË– Anna Lika njihet për historitë e saj të çmendura dhe për tipin pa komplekse. E futar në barin e “Thumb”, aktorja tregoi se ka qenë në qeli dhe madje është dënuar edhe me 60 orë pastrim qytetit.

Anna, me lirshmërinë që e karakterizon tregoi një nga historitë më të çmendura që kishte përjetuar kur kishte qenë adoleshente.

Para shumë vitesh, se unë kam dalë shumë e vogël me thënë të drejtën. Nuk është mire kjo gjë por as keq nuk është (qesh).

Madje njëherë s’e di pse më dukej vetja e famshme dhe mendoja se lëvizja me eskortë, sikur isha deputete.

Kisha dalë njëherë me gocat dhe kisha pirë vetëm vodka pjepër. Hipëm në makinë dhe u thoja gocave ‘shikoni si ju shoqëroj unë në shtëpi me eskortë’. Ndërkohë ato nuk e kuptonin dhe kujtonin se unë po bëja shaka.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ne thjesht nga mbrapa kishim një makinë policie që nuk i kishim ndaluar në një post-bllok më përpara. Ata po na gjëmonin dhe unë mendoja që isha shumë e famshme. Dhe i thoja këtyre që jeni me kryetaren këtu, sa herë të doni, më shfrytëzoni kur të doni. Pastaj na doli një makinë tjetër policie përpara që na ndaloi dhe ne dolëm dhe thamë që s’është makina jonë,”– tregoi Anna duke qeshur.

Më pas ajo rrëfeu se kjo nuk është hera e parë që përfundon në komisariat, por e disata.

“Policët i dua shumë, edhe më duan po në burg më fusin. Kam nejt në qeli unë, jei duke folur me një gocë që ka bërë burg. U dënova me 60 orë pastrim qyteti, por i rregulloi babi gjërat,”- tha aktorja në fund.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment