Politike

‘Po feston fitoren duke ngritur edhe një kat’/ Berisha publikon FOTON nga pallati i Veliajt: Ka nisur ndërtimi…

Sipas Berishës, Veliaj po feston fitoren e zgjedhjeve parlamentare duke i shtuar një kat pallatit ku jeton.
Featured image of article: ‘Po feston fitoren duke ngritur edhe një kat’/ Berisha publikon FOTON nga pallati i Veliajt: Ka nisur ndërtimi… Sali Berisha dhe Erion Veliaj

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një foto nga godina, ku pretendohet se jeton kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Berishës, Veliaj po feston fitoren e zgjedhjeve parlamentare duke i shtuar një kat pallatit ku jeton. Ndërsa denoncimin e ka shoqëruar me foto nga godina. 

“Lal Plehu feston duke shtuar nje kat ne pallatin ku jeton! Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e qytetarit dixhital! Doktor pershendetje, Ktu jemi te rezidenca kodra e diellit ku erion veliaj po fiton festoren e zgjedhjeve te blera duke shtuar nje kate te pallati qe jeton, vetem per qejfin e vete,“-shkruan Berisha.

POSTIMI I PLOTË:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(k.m/dosja.al)

Shto Koment