Showbiz

“Po eci vetë pa harruar kush më ndihmoi”/ Stresi bën urimin emocionues në ditëlindjen e Flori Mumajesit, kujton ndihmën që i dha në fillim të karrierës

FOTO
Midis shumë urimesh për kantautorin e njohur ka dalluar dhe ai i reperit Stresi, i cili ka zgjedhur të tregojë dhe mbështetjen që i ka dhënë shoku i tij.
Featured image of article: “Po eci vetë pa harruar kush më ndihmoi”/ Stresi bën urimin emocionues në ditëlindjen e Flori Mumajesit, kujton ndihmën që i dha në fillim të karrierës Stresi, Flori Mumajesi

TIRANE– Ditën e sotme, kantautori Flori Mumajesi feston 38 vjetorin e tij të lindjes dhe ka marrë shumë urime emocionuese nga kolegët dhe miqtë e tij më të afërt.

Midis shumë urimesh për kantautorin e njohur ka dalluar dhe ai i reperit Stresi, i cili ka zgjedhur të tregojë dhe mbështetjen që i ka dhënë shoku i tij.

Reperi e quan Mumajesin “Çelësin e suksesit” dhe krahas fotos me kantautorin shkruan:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ishe ti që më dhe buzëqeshje të përhershme. Çelësi i suksesit, tani po eci vetë pa harruar kush më ndihmoi. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar reperi krah postimit të tij në ‘Instastory’.

Stresi, Flori Mumajesi

Stresi e ka shprehur edhe më parë konsideratën që ka për mikun e tij, ndaj të cilit nuk ka nguruar asnjëherë të thotë publikisht fjalët më të mira.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment