LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po e mbanin shumë Ergysin”, Gazetarët tregojnë përplasjen me efektivët, Klodiana Lala: I thashë atij të maskuarit se

27 Korrik 2021, 13:57 Nga DOSJA
“Po e mbanin shumë Ergysin”, Gazetarët tregojnë

TIRANË– Gazetarët Ergys Gjençaj dhe Klodiana Lala kanë treguar se si u gjendën mes një aksioni policie dhe përplasjen e tyre me efektivët. Të ftuar në studion e News24, Gjonçaj tha se efektivët e kishin rrethuar dhe e kishin shtrirë në tokë, pasi mendonin se ishte bashkëpunëtor me trafikantët. Ndërsa Klodiana Lala tregoi se ishte shumë e shqetësuar pasi po e mbanin shumë kolegun e saj, kur e vetmja gjë që po bënin ishte puna e tyre, raportimi.

Pjesë nga Intervista:

Ergys Gjençaj: Në momentin kur u afruan policët drejt meje ndërkohë që unë po xhiroja, më tërhoqën, më shtynë dhe isha jashtë makinës. Xhirimet e para u bënë brenda makinës. Dola jashtë të vazhdoja misionin tonë. Dhe në atë moment pasi makina që kishin ndaluar iku, policët, unë vijoja të xhiroja, u drejtuan nga mua, kush je, çfarë bën, bashkëpunëtor. Ishte dhe moment shumë delikat. Ishte hera e parë që përballesha, 20 vjet profesion, por situatë të tillë asnjëherë. Më shtrinë përtokë, barkazi, nuk bëra rezistencë. I thashë që jam gazetar. Më mbajtën për disa minuta barkazi, më vendosën në shkallët. Nuk pata asnjë telefonatë nga Policia e Shtetit. Kur supozohet që ka qenë një operacion i mirëorganizuar, Policia ka pasur një ide se cilët kanë qenë personat që po ndiqnin. Unë dola rastësisht dhe nga një makinë me logo. Më pyetën se çfarë je? I thashë që jam gazetar. Nuk mundet Policia e Shtetit me gjithë punën e tyre në një mënyrë korrekte, nga një person që nuk përbën kërcënim për ta. Isha në mes të rrugës, me një telefon në dorë. Kur m’u sulën s’më lanë shije të mirë.

Nisida Tufa: Çfarë rruge do të ndjekësh?

Ergys Gjençaj: Dua ta vlerësoj këtë situatë. Nuk është e lehtë për ta gëlltitur. Do e vlerësoj.

Nisida Tufa: Një anëtar i Policisë së Shtetit ka kërkuar ndjesë?

Ergys Gjençaj: E vlerësoj, e mirëkuptoj dhe gjaknxehtësinë e Policisë së Shtetit, por ndonjëherë duhet të bëjmë dallimin mes qytetarëve. Isha dy hapa larg makinës Neës 24, makinë e rrethuar nga logot e televizionit.

Nisida Tufa: Çfarë ishte ky operacion. Thatë që tre persona u arrestuan. Ishin pjesë e makinës së zezë personat e arrestuar

Klodiana Lala: Forcat e policisë duhet të jenë më të kujdesshëm në raport me qytetarët. Si do të ishin sjellë ata nëse ishim në mes të natës? Ne ju prezantuam dhe dolëm nga një makinë me logo. Komunikimi mes policisë dhe qytetarëve është i rëndësishëm. Ata kishin informacion se cilët ishin personat e përfshirë, ishte një bazë që dërgonte lëndë të forta. Baza ishte një biznes që jepte makina me qira. Ishin disa gramë kokainë. Disa prej personave të përfshirë s’janë arrestuar. Në rastin konkret do të ketë verifikime. Nuk duhet mbetur ato në rastet që bëhen mediatike. Policia duhet të ketë kujdes, sepse ka ngjarje dhe më të rënda. Aty ishte një zonjë e irrituar që përplasej me policinë. Kishte dhe përdorim të një fjalori jo të denjë nga punonjësit e policisë. Fjalori i tyre s’është etik. Ka disa që shkelin rregullat. Unë dua të përgëzoj punonjësit e policisë që bënë të pamundurën. Ne ishim shumë të ndershëm me faktet. Ne raportuam që në momentin e parë, sepse Gysi e kishte të pamundur të filmonte. Janë të gjitha këto momente që kanë të bëjnë me vetëkontroll. Ata janë njerëz të trajnuar, që investohen me miliona për ta. Se cili do të jetë bilanci i operacionit na mbetet në orën në vijim. Janë tre të arrestuar.

Unë ndodhesha te SPAK, sapo kisha raportuar vendimin e GJKKO për Fatmir Mediun. Në moment që kemi përfunduar jam telefonuar nga Egysi dhe duhet të vija me të njëjtin automjet për në punë. Unë isha ulur në vendin e parë të makinës, ku pashë forca policie. Ishte një numër shumë i konsiderueshëm policësh. E kisha të pamundur të filmoja, pasi kisha shoferin në krahun e majtë dhe i them Gysit të filmojë. Kur u afruam, pamë disa civilë, që thërrisnin me zë dhe i kërkonin drejtuesit të mjetit të hapte derën, ata po insistonin. Këtu ka filmuar Ergysi. Ai nuk e hapte derën, kishte ulur siguresën, kishte një debat shumë të fortë. Dolëm të shqetësuar, pasi pamë se jeta e qytetarëve po rrezikohej. Sapo dolëm, policët u sulën drejt nesh. Ergysi ishte duke filmuar, ndërsa unë telefonova një zyrtar policie dhe e pyeta se çfarë po ndodhte. Më tha që po bënin një operacion antidrogë, por nuk mund të jepte detaje. Në atë moment, policia mori gazetarin. Iu drejtova policit, që ishte i maskuar, dhe i thashë që jemi gazetarë dhe nuk po cënojmë punën e tyre, pasi po bëjmë punën edhe ne. Kam komunikuar në këto momente me zyrtarë të lartë të policisë, që më konfirmuan se po merreshin me procedurat për gazetarin. Ajo që më shqetësoi ishte se po e mbanin shumë Ergysin.

LAJMI KRYESOR: Dështon aksioni anti-drogë tek “Varri i Bamit”! RENEA-ve u ikën me gaz i shumëkërkuari, kapin me “sukses” gazetarin. Tre të ndaluar të tjerë

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arratiset i shumekerkuari ergys gjençaj klodiana lala arratiset i shumekerkuari ergys gjençaj klodiana lala

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni