Aktualitet

Po drejtonte makinën në gjendje të dehur/ 27-vjeçari shqiptari lë të vdekur italianin: Nuk mbaj mend asgjë, do doja të…

Mediat italiane shkruajnë aksidenti u bë për shkak se shqiptari po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Featured image of article: Po drejtonte makinën në gjendje të dehur/ 27-vjeçari shqiptari lë të vdekur italianin: Nuk mbaj mend asgjë, do doja të… Foto Ilustruese

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar mbrëmjen e së shtunës ka bërë një aksident rrugor ku si pasojë ka lënë të vdekur një shtetas Italian i quajtur Divo Coccia. Mediat italiane shkruajnë aksidenti u bë për shkak se shqiptari po drejtonte makinën në gjendje të dehur ku  niveli i alkoolit në gjak në kohën e ekzaminimit ishte 1.49 gram/litër, shumë mbi kufirin ligjor i cili është 0, 5 g/l. Mediat thonë se nuk është hera e parë, që i riu shqiptar ndalohet nga policia për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur.

Ai tashmë është dërguar përpara gjykatës ndërkohë avokati tij, Edoardo Guidi tha se i riu nuk e kuptoi atë që ndodhi, ndoshta për shkak të alkoolit që kishte konsumuar gjatë një dreke për të festuar fundin e karantinës.

“Ishte e qartë se kishte qenë duke pirë. Por më shumë sesa sasia e alkoolit të konsumuar, problemi ishte që ai nuk kishte pirë për një kohë të gjatë dhe për fat të keq alkooli gjithashtu pati një efekt të tmerrshëm, aq sa ai më tha se nuk e kuptonte që kishte aksidentuar çiklistin. Edhe shoku që ishte me të në makinë dhe i cili fjeti në sediljen e pasme as që e kuptoi”, shpjegon avokati Guidi.

Po ashtu për këtë ngjarje ka folur edhe shqiptari pasi ka adhur në vete duke thënë se nuk donte kurrsesi që të kryentë këtë veprim si dhe ka kërkuar që të marrë dënimin që meriton.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nëse do të mund të kthehesha dhe të vdisja vetë në vendin e këtij zotëriu” është shprehur shqiptari.

Ndërsa policia italiane po merret me hetimin e ngjarjes dhe me shkaqet e vërteta të aksidentit.

Burimi: ilrestodelcarlino.it

(A.K.dosja.al)

Shto Koment