Sport

Po diskutohen detajet e fundit të kontratës, ja kush do ta marrë drejtimin e Juventus pas largimit të Sarrit

Juventus ka vendosur t'i besojë stolin, ish-lojtarit te Kombëtares Italiane, Andrea Pirlo.
Featured image of article: Po diskutohen detajet e fundit të kontratës, ja kush do ta marrë drejtimin e Juventus pas largimit të Sarrit Andrea Agnelli

ITALI-Andrea Pirlo është shumë pranë marrjes së drejtimit të Juventus. Sipas ekspertit italian të merkatos, Gainluca di Marzio, drejtuesit bardh e zinj, do t’i besojnë stolin ish-lojtarit të Milan, Juventus dhe Kombëtares Italiane.

Aktualisht Pirlo drejton ekipin U-23 të Juventus, eksperienca e tij e parë si trajner. Tratativa është drejt mbylljes me Pirlon që në këto momente ndodhet në zyrat e Juventus, ku po sistemohen edhe detajet e fundit.

Zyrtarizimi ndërkohë mund të vijë gjatë mbrëmjes së sotme.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Andrea Pirlo

Juventus shkarkoi Maurizion Sarrin, pas eleminimit nga Lyon. Sarri qëndroi vetëm 1 vit në krye të pankinës së “Zonjës së vjetër”. Drejtuesit kishin disa alternativa për zëvendësuesin e tij, mes Pochetino, Allegri, Spalleti, Inzaghi dhe Zidane, por kanë preferuar që t’i besojnë drejtimin e skuadrës një personi brenda klubit.

Marrë nga GianlucadiMarzio.com

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment