Politike

“Po deshe ta nxjerr…!”/ Gjuzi kap telefonin dhe i ofrohet kryeministrit, Rama e refuzon:  Jo, të lutem! Do na prishësh fillimin e sesionit

VIDEO
Rama: O shqipe, o shqipe që që fluturoni lart me perime dhe me zarzavate, nuk ka negociata në zhvillim me Greqinë që nga ndryshimi i qeverive.
Featured image of article: “Po deshe ta nxjerr…!”/ Gjuzi kap telefonin dhe i ofrohet kryeministrit, Rama e refuzon:  Jo, të lutem! Do na prishësh fillimin e sesionit Kujtim Gjuzi dhe Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka pasur një “përplasje” me deputetin Kujtim Gjuzi, ky i fundit u shpreh se Rama ka futur 44 mijë persona në burg, ndërsa kryeministri ja ktheu se nuk është mbret apo parti shtet që të fusë njerëz në burg. Debati në distancë midis Gjuzit dhe Ramës fillon për disa minuta.

DEBATI I PLOTË:

Rama: “Lart madhni” unë nuk fus njeri në burg, qeveria në demokraci nuk fut njerz në burg.

Gjuzi: ke futur 44 mijë njerëz në burg

Rama: Partia politike në demokraci nuk fut njerëz në burg, që të fusësh njerëz në burg duhet të jeshë ose mbret në potencë ose duhet të jesh në një sistem partie shtet, une nuk jam mbret në potencë, por në potencë do mbetesh, as kryeministër i një partie shtet. Që të jemi të qartë, dakord? Ju kapni çfarë të kapni për sa kohë keni tru peshq që e hanë karremin tuja, karremin e Saliut, karremin e Lulit, karremin e Ilirit, karremin e Monikës që këtu ka ardhur dita të mbrojmë detin.

Gjuzi: Ti e mbajte në presidencë.

Rama: Që ta mbyllim këtë temë të paktën në këtë parlament mos u bëni qesharak, se na bëni qesharak të gjithëve, detin dilni dhe mbrojeni atje ku ka peshq që votojnë. Që ta dini ju që nuk dini se as sa kilometra katrorë është Shqipëria…

Gjuzi: Ti nuk je as për shkollë je për vizatim

Rama: Nuk ka mundësi fizike që të ushtrohet e drejta e 12 miljeve.

O shqipe, o shqipe që që fluturoni lart me perime dhe me zarzavate, nuk ka negociata në zhvillim me Greqinë që nga ndryshimi i qeverive.

Je bërë si zhurmuesi i jugosllavit dhe po të them, po ju them, mos u bëni qesharak dhe përfitoj nga rasti tu them të gjithë atyrë që kanë të drejtën e tyre që mos të na besojnë, mos të na votojnë se janë duke mbrojtur detin nga asgjëja. Sepse, sepse, përderisa në jemi ata që e ribëjmë marrëveshjen në cënim të interesave kombëtar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Fjalën shitje mos e përdorni pa vend në çdo gjë se nuk funksionon. Nuk është kamion që ka kaluar natën, janë 12 milje.

Gjuzi: U tërhoqe

Rama: U tërhoqa nga çfarë?

Gjuzi: Nga partitë të pranishme këtu.

Rama: U tërhoqa nga çfarë?

Gjuzi: Nga përgjegjësitë, u tërhoqe nga të gjitha.

Rama: Nga çfarë?

Gjuzi: Po deshe ta nxjerr

Rama: Aman mos ma nxirr se do na prishësh fillimin e këtij sesioni të lutëm mos e nxirr, jo jo.

Pas një muaji pushime, deputetë dhe ministrat janë kthyer në Parlament për sesionin e fundit para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. Opozita ka shprehur shqetësimin për kërkesën e Greqisë për zgjerim për 12 milje në detin Jon. Ndërsa kryeministri Edi Rama në fjalën e tij, është zotuar se deti nuk preket. Nuk kanë munguar as komentet për takimin e delegacioneve Kosovë-Serbi në SHBA.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment