Aktualitet

Po darkonte me bashkëshorten në restorant/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar me 5 plumba në Spanjë, jeta e luksit jashtë Shqipërisë

FOTO
Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe sipas medieve të huaja, shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po hante me bashkëshorten e tij.
Featured image of article: Po darkonte me bashkëshorten në restorant/ Identifikohet shqiptari i ekzekutuar me 5 plumba në Spanjë, jeta e luksit jashtë Shqipërisë Brandon Bregu dhe foto nga vendi i ngjarjes
Përditësuar:

SPANJË– Brandon Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë. Ngjarja ka ndodhur para dy ditësh dhe sipas medieve të huaja, shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po hante me bashkëshorten e tij.

42-vjeçari u qëllua për vdekje me 5 plumba nga një person imaskuar. Mediat vendase kanë bërë me dije se Policia spanjolle si pistë kryesore po heton larjen e hesapeve por nuk dihen detaje të tjera.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë. Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre.

(A.B)/Dosja.al

  • 17:17

    U ‘eliminua’ teksa darkonte me partneren, ky është Brandon Bregu, i riu nga Lushnja që kishte ‘Santinon’ tatuazh në krah

    Personi që shikoni në foto është Brandon Bregu, 42-vjeçari që u ekzekutuan me pesë plumba në Spanjë, teksa darkonte me të dashurën e tij. Fotoja e publikuar nga Top-Channel tregon fytyrën e viktimës, që ishte e vetmja që i riu i ‘eliminuar’ nuk publikonte në rrjetet sociale, përpos jetës luksoze që bënte.

    Brandon Bregu
  • 12:57

    Resorte luksoze, i apasionuar pas makinave dhe motorrave, jeta e luksit e Brandon Bregut, shqiptarit të ekzekutuar me 5 plumba në Spanjë

    42-vjeçari i vrarë në Spanjë 2 ditë më parë është identifikuar si Brandon Bregu, me origjinë nga Lushnja i cili bënte një jetë luksoze në shtetin e huaj. Shqiptari i cili mban të gdhendur tatuazhin ‘Santino’ reklamonet makinën, motorrin, shtëpinë e tij dhe vendet ku shkonte për pushime. E vetmja që gjë Bregu nuk postoi në Facebook, ishte fytyra, mbase ka qënë duke u fshehur nga dikush.

  • 12:03

    “U qëllua për vdekje para të dashurës së tij britanike”/ Daily Mail jep detaje për ekzekutimin e shqiptarit në Spanjë

    Një 42-vjeçar shqiptar u ekzekutua me armë zjarri më 18 dhjetor të këtij viti në një restorant të Spanjës. ‘Daily Mail’ shkruan se shqiptari u qëllua për vdekje nga një person i maskuar, përpara të dashurës së tij britanike në një lokal pranë Benidorm dhe vrasja ishte e lidhur me trafikun e drogës.Shqiptari u qëllua për vdekje nga një person i armatosur me maskë i cili u largua nga vendi i ngjarjes pas vrasjes. Raportohet se viktima ishte i njohur për policinë që po heton vrasjen.Media e huaj shkruan se ai është qëlluar të paktën pesë herë në një lokal spanjoll i quajtur ‘The Orange Tree’.Viktimës dhe partneres së tij nuk u janë bërë ende publik emrat, dhe pronarët e lokalit ku ndodhi ngjarja nuk kanë dhënë asnjë dëshmi.Policia konfirmoi dje se i vdekuri ishte shqiptar dhe se asnjë arrestim nuk ishte bërë ende, ndërsa për të dashurën që thuhet se ishte britanike, zyrtarët nuk kishin asnjë informacion që mund të lëshonin në lidhje me vërtetësinë për kombësinë e saj.Një zëdhënës i Gardës Civile, i cili po heton vrasjen, tha se ka shumë pak dëshmitarë, që vështirsojnë zbardhjen e vrasjes.Hetuesit janë përqëndruar në teorinë se vrasja është e lidhur me një operacion policor kundër tregtisë së drogës muajin e kaluar.

Shto Koment