Showbiz

‘Po bëhesh gati për fushatën e PS, me çuna me flokë’, Rudina Dembacaj acarohet me komentuesin: I marrsh të keqen tullacëve

Në një foto të publikuar disa ditë më parë, që pas një vëzhgimi në faqen e Rudinës në Instagram nuk e gjejmë më, një ndjekës i lë komentin pikant aktores.
Featured image of article: ‘Po bëhesh gati për fushatën e PS, me çuna me flokë’, Rudina Dembacaj acarohet me komentuesin: I marrsh të keqen tullacëve Rudina Dembacaj

Tiranë-Aktorja e dashur e humorit Rudina Dembacaj, nuk nguron të ndajë me ndjekësit e saj foto dhe video nga përditshmëria e saj, ku dhe nuk mungojnë komentet e shumta të atyre që e komplimentojnë por dhe që i kundërvihen për ndarjen e përfolur nga bashkëshorti.

Në një foto të publikuar disa ditë më parë, që pas një vëzhgimi në faqen e Rudinës në Instagram nuk e gjejmë më, një ndjekës i lë komentin pikant aktores.

“Ku e ke Xhimin?? Je bërë gati për fushatën e PS më duket??”-shkruan komentuesi krahas fotos së aktores.

Fotoja e postuar nga Rudina

E ndërsa në një foto tjetër të publikuar nga Rudina ndjekësit ngacmojnë Rudinën: “Tani që po rri me çuna me flokë edhe bota duket ndryshe” duke e shoqëruar me emoji. Këtij komenti aktorja nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje epike duke iu drejtuar ndjekësit: I marsh të keqen tullacëve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Komentet në postimin e Rudinës

Mos vallë këto reagime të fansave të Rudinës vijnë nga fakti se aktorja prej kohësh përflitet për një ndarje nga bashkëshorti Aleksi me të cili ka dhe një vajzë.

Komentuesit në komentet e tyre kanë arritur të zbulojnë dhe emrin e pretendentit që mund ti ketë marrë zemrën aktores që me sa duket vjen nga radhët e partisë Socialiste.

E gjitha kjo mbetet për t’u pranuar ose mohuar nga vete aktorja.

(D.K/Dosja.al)

Shto Koment