Showbiz

“Po babai vajzës ku ndodhet?” komentuesja kritikon aktoren, fanses i kthehet keq Rudina sëbashku me Rezartën (FOTOT)

Ajo së fundmi ka publikuar disa postime në profilin e saj në Instagarm, ku shfaqet pranë pemës së Krishtlindjes bashkë me vajzën e saj Viktorian, teksa jemi edhe në prag të festave të fundvitit.
Featured image of article: “Po babai vajzës ku ndodhet?” komentuesja kritikon aktoren, fanses i kthehet keq Rudina sëbashku me Rezartën (FOTOT)

TIRANË– Moderatorja e njohur, Rudina Dembacaj është tashmë një prej emrave më të përfolur në median rozë për shkak të ndarjes nga  bashkëshorti i saj, Aleksandër Varfaj.

Nga martesa me ish-bashkëshortin e saj, Dembacaj ka një vajzë me të cilën bën vazhdimisht foto dhe  video duke  i ndarë me ndjekësit në Instagram.

Ajo së fundmi ka publikuar disa postime në profilin e saj në Instagarm, ku shfaqet pranë pemës së Krishtlindjes bashkë me vajzën e saj Viktorian, teksa jemi edhe në prag të festave të fundvitit.

“Gjithçka dua për Krishtlindje je ti Viktoria ime.”- ka shkruar Rudina.

Dhe në këtë rast nuk kanë  munguar komentet kritike për aktoren e humorit.

“Padyshim qe nje kujtim shum i bukur bravo Rezarta. Nje pyetje babai vajzes ku ndodhet? Po e drejtoj pyetjen jo se kam ndonje interes te madhe por duke qen se shume VIP-a kur ndahen u servirin njerzve nepermjet mediave qe “jo ne jemi shume shok te mire”, “jo do jet gjithmone prezent prane vajzes . Ndoshta Victorias mund ti mungoj prezenca e te atit ketu sepse Krishtlindje do te thote ndryshe familje, feste, gezim. Nuk dua te te gjykoj por as mund te pajtohem dot me idene ne ndahemi po ne jemi ketu per ty pra ne nuk jemi Amerikan.”– ka shkruar  komentuesja.

Por as Rudina nuk ka kursyer përgjigjen e komentueses: Moter Krishtlindjet nuk kane ardhur akoma! Nuk i mungon asnje moment babai e dashur. Te jesh e bindur qe unë dhe babi i vet, e duam shume me shume se ti. Faleminderit.

Ndërkohë përveç Rudinës, nuk ka ngelur pas as vetë Rezarta duke i dhënë një përgjigje kësaj komentuesje: Meqe me ke permend po ta kthej dhe une nje pergjigje me sakt dhe une nje pyetje meqe je drejtuar me nje te tille! Nuk mendon se me kete qe ke shkruar je nje njeri i keq? Familjet jane te ndryshme, dikush ka vetem nenen, dikush babain, dikush te dy po jetojne ne shtepi te ndryshme dhe mund ti japin boten femijes, dikush jeton ne nje çati por jane te pa lumtur, e dikush keshtu e ashtu! Femijen nuk e ben te palumtur vendimi i prinderve, femijet i vrasin njerzit si puna jote, qe flasin, pergojojne, apo lene nje koment negativ ne nje video apo moment ku ka dashuri! Andaj mos u shqeteso per Rudinen , por shqetesohu per veten tende qe ke negativitet dhe kete e shpreh dhe ne nje koment publik. Nuk ta ka fajin as Rudina e askush tjeter qe e ke jeten aq bosh sa ke kohe te lesh koment tek nje njeri qe se njeh personalisht! Mere si keshille, mbush si fillim jeten tende, do transmetosh me shume miresi!

 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment