Bota

“Plotësisht e zbrazur”, Pamjet nga ajri që tregojnë bulevardin e boshatisur të Nju Jorkut

FOTO
Me shpërthimin e pandemisë dhe për shkak të distancës sociale, Park Avenue mbeti bosh me muaj të tërë që prej marsit të 2020.
Featured image of article: “Plotësisht e zbrazur”, Pamjet nga ajri që tregojnë bulevardin e boshatisur të Nju Jorkut Foto majtas para pandemise, djathtas gjate pandemise

SHBA-“Park Avenue” është një bulevard shumë i gjatë,rreth 6 mijë km por që ka gjithmonë trafik në veri-jug në New York City. Është një nga rrugët më të ngarkuara në qytet, por kur vendi u godit nga pandemia e koronavirusit, trafiku u ul me afro 60 %.
Trafiku në rrugën 6 mijë kilometra ka qenë i kufizuar më parë, për shkak të shitësve të frutave dhe nga festat fetare.

Me shpërthimin e pandemisë dhe për shkak të distancës sociale, Park Avenue mbeti bosh me muaj të tërë që prej marsit të 2020.

Fotografi i njohur Stephen Wilkes që ka realizuar këtë foto shprehet se: Në fillim të prillit, kur fotografoja Manhattan nga një helikopter, unë isha kureshtar të shikoja këtë pamje ikonike gjatë kulmit të pandemisë. Ndërsa fluturuam nga Central Park, Park Avenue u shfaq papritmas. Unë kam fotografuar këtë rrugë, nuk e di sesa herë kur ishte e mbushur gjithmonë me makina. Por këtë herë fotoja ishte ndryshe, e gjithë rruga ishte plotësisht e zbrazur dhe e dukshme e “ngrirë”. Kur dikush mendon për rrugët brenda NYC, Park Avenue, ka sigurisht kuriozitet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Dosja.al ka kërkuar foto të tjera të kësaj rruge, për të treguar se si dukej bulevard i gjatë i Nju Jorkut para se të shpërthente pandemia dhe në foton e dytë duket ndryshimi i shkaktuar nga Covid-19, ku  bulevardi është bosh.

A.C/Dosja.al

Shto Koment