Politike

Plotësimi i KQZ-së së re! Dorëzohet dosja e kandidatit të parë në Kuvend, ja kush është ai

Kuvendi i Shqipërisë shpalli më 29 gusht garën për plotësimin e KQZ-së së re dhe është dorëzuar dosja e parë e aplikantit.
Featured image of article: Plotësimi i KQZ-së së re! Dorëzohet dosja e kandidatit të parë në Kuvend, ja kush është ai Foto ilustruese

TIRANE– Dosja e aplikantit të parë për komisionerin e ri të zgjedhjeve ka mbërritur në zyrën e protokollit të Kuvendit të Shqipërisë.

Bëhet e ditur se aplikanti i parë është Naim Mëçalla, jurist dhe dekan i Fakultetit të Drejtësisë në një universitet privat dhe nuk është në asnjë nga partitë politike.

Verifikimi i dosjeve do të kryhet nga një komision i posaçëm parlamentar, e në mesin e tyre do të ketë dhe një përfaqësues i opozitës politike.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kuvendi i Shqipërisë shpalli më 29 gusht garën për plotësimin e KQZ-së së re. Pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të riformatohet. Nga 7 anëtarë që ka aktualisht, do të ketë 12.

Një do të jetë krye komisioneri, një do të jetë zëvendëskomisioneri i zgjedhjeve dhe ndërkohë do të ketë dy Komisione, Rregullatori dhe ai i Ankesave e Sanksioneve.

(A.B)/Dosja.al

Shto Koment