Aktualitet

‘Plot ëndrra’/ Historia e dashurisë mes 2 ish-policëve, Dea i ndryshoi jetën, Santiago hoqi dorë nga jeta e rrugës për të…

Burime nga afër çiftit, treguan për Dosja.al, se Santiago dhe Dea ishin ambiciozë dhe kishin krijuar plane asokohe për karrierën e tyre brenda radhëve të Policisë. Por, një sherr në vitin 2016, i Santiagos me dy vëllezërit Lashi, iu dogji karrierën të dyve. Arrestimi nga Policia i Santiagos, detyroi Dean të dorëhiqej nga policia.
Featured image of article: ‘Plot ëndrra’/ Historia e dashurisë mes 2 ish-policëve, Dea i ndryshoi jetën, Santiago hoqi dorë nga jeta e rrugës për të… Santiago Malko, dhe Dea Riçku

TIRANE- Atentati që i mori jetën 26-vjeçarit, Santiago Malko bëhet edhe më i rëndë, kur mësohet se çifti ishin prindër të dy fëmijëve të mitur. Dea, 24 vjeçe dhe Santiago, 26 vjeç, u njohën me njëri-tjetrin në Akademinë e Sigurisë në vitin 2014 në Sauk.

Dea nga Dibra, spikati menjëherë në Akademi, ku menjëherë pas përfundimit u emërua si pjesë e Patrullës së Përgjithshme, e më pas u bë pjesë e repartit “Shqiponja”. Fotot e saj bënë xhiron e rrjeteve sociale, ku mori nofkën “policja më e bukur e Shqipërisë”.

Deri në vitin 2016, gjithçka mes çiftit shkonte shumë mirë. Santiago në Patrullën e Përgjithshme, dhe Dea tek Shqiponjat. Burime nga afër çiftit, treguan për Dosja.al, se Santiago dhe Dea ishin ambiciozë dhe kishin krijuar plane asokohe për karrierën e tyre brenda radhëve të Policisë.

Por, një sherr në vitin 2016, i Santiagos me dy vëllezërit Lashi, iu dogji karrierën të dyve. Arrestimi nga Policia i Santiagos, detyroi Dean të dorëhiqej nga policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Por, vijat e kuqe për Santiagon tashmë ishin caktuar. Po të njëjtat burime, i thanë Dosja.al, se Dea i kërkoi që ai të mos përfshihej më në asnjë ngjarje ku përballë ishte shkelja e ligjit. Kështu, ata vendosën të martoheshin dhe të krijonin një jetë familjare, ku ngritën një biznes familjar në vesh-mbathje.

Dea dhe kunata e saj, motra e Santiagos u vetëpunësuan aty. Të rinj, me dëshira dhe ëndrra, Dea dhe Santiago, sollën në jetë dy fëmijë. Një vajzë 3 vjeçe dhe një djalë 14 muajsh. Santiago nisi jetën familjare, dhe la pas të shkuarën. Ai u fut në fe dhe shkonte rregullisht në xhami.

Deri në 4 tetor të 2018-ës, kur emri i tij, u lakua sërish si një nga njerëzit e përfshirë në vrasjen që ndodhi në ish-bllok. Historia e ish-policit është ende e përfshirë me mister. Pasi familjarët këmbëngulin se Santiago ishte një njeri familjar dhe se e kishte hedhur pas të shkuarën, ndërkohë që informacionet kontradiktore e lidhin atë me botën e krimit dhe bastet në Shqipëri.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “‘Plot ëndrra’/ Historia e dashurisë mes 2 ish-policëve, Dea i ndryshoi jetën, Santiago hoqi dorë nga jeta e rrugës për të…

Shto Koment