Sociale

Plazhi i Kallmit, turizmi elitar i lënë në harresë nga pushteti lokal (VD)

Plazhi i Kallmit gjendet mes një peizazhi të ndërthurur me kodrina dhe gjelbërim. Për nga natyra dhe larmishmëria që u ofron vizitorëve, fsheh brenda vetes një “magji” freskie që nuk mund ta gjesh në asnjë ndër pikat e tjera turistike në Gjirin e Durrësit.
Featured image of article: Plazhi i Kallmit, turizmi elitar i lënë në harresë nga pushteti lokal (VD) Plazhi i Kallmit

DURRËS- Rruga që të çon në një prej zonave më piktoreske dhe njëkohësisht më pak të njohura, është në gjendje të mjeruar.

Plazhi i Kallmit gjendet mes një peizazhi të ndërthurur me kodrina dhe gjelbërim. Për nga natyra dhe larmishmëria që u ofron vizitorëve, fsheh brenda vetes një “magji” freskie që nuk mund ta gjesh në asnjë ndër pikat e tjera turistike në Gjirin e Durrësit.

I përbërë nga guralecë dhe ujë të pastër, me shkëmbinj të kthyer në dallgëthyes dhe trampolina natyrore, e bëjnë këtë zonë të ndryshme nga plazhi madh ranor i Durrësit, por që vuan nga mungesa e vëmendjes së pushtetit lokal.

Dikur zone ushtarake, pas viteve ’90 ajo iu kthye komunitetit, por mungesa e investimeve në infrastrukturën rrugore e mban sërish larg pushuesve. Në strategjinë e zhvillimit afatmesëm të qytetit të Durrësit, Kallmi konsiderohet si zonë e turizmit elitar, por që ende nuk është bërë asnjë ndërhyrje ndihmuese për ta përmirësuar infrastrukrën rrugore të zonës.

Pavarësisht lënies jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, kjo zonë është në vëmendjen e qytetarëve durrsakë dhe të huaj që preferojnë qetësinë dhe largimin nga zonat e mbipopulluara përgjatë sezonit veror.

(Marrë nga A2 CNN)

Shto Koment