Politike

Platforma e opozitës, Rama i përgjigjet Bashës: Pika e tretë është qamet, s’ndalojmë investimet (VD)

Pika e tretë e propozimit të opozitës është anulimi i koncnesioneve me vlerë 150 milionë dollarë dhe ato para të përdoren për të prekurit nga tërmetit. Kreu i qeverisë më tej tha se opozita nuk duhet t’i bëjë propozimet nga mediat, por të ulet në tavolinë.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur propozimit me tre pika të opozitës, në lidhje me nxjerrjen e vendin nga situata pas tërmetit. Rama duke iu përgjigjur Bashës , tha se  dy pikat e para janë shumë në rregull, por pika e trete është qamet.

Pika e tretë e propozimit të opozitës është anulimi i koncnesioneve me vlerë 150 milionë dollarë dhe ato para të përdoren për të prekurit nga tërmetit. Kreu i qeverisë më tej tha se opozita nuk duhet t’i bëjë propozimet nga mediat, por të ulet në tavolinë.

Opozita jo vetëm që nuk është ulur në tryezë, ku ne jemi për të përballua idetë. Këtu nuk është situatë që të grindemi se kush e ka idenë më të bukur, por kjo është se si të bëhet më mirë. Deri tani jemi njohur  me tre pika që do të qenkan zgjidhja dhe është komponent i gjithë ekranit të ditës, fillon dita duke qarë , duke u gajasur dhe duke  qeshur. Këto tre pikat janë një ushqim për buzëqeshjen, nuk dua të them  po gajasen , sepse nuk duhet të ndjehen keq kolegët e opozitës. Të thuash të mblidhen 500 inxhinierë, pse kaq? Pse jo 600, pse jo 450. Pika e dytë: të bëhet urgjentë identifikimi i dëmeve. Po bëhet. Kemi ngritur gjithë dynjanë në këmbë. Është bërë Durrësi si lagjja para OKB, që sheh lloj lloj rracash dhe dëgjon të gjitha gjuhët. Pika e tretë është qamet. Të mos financohen oligarkët. Vazhdon loja. Të ndalohet financimi oligarkëve dhe 150 mln që do i marrin aty, t’i marrë populli. Dmth të ndalojmë kontrollin shëndetësor bazë falas, që e paguajmë ne nga i cili përfitojnë qytetarët. Të ndalojmë shërbimet e dializës. Të ndalojmë shërbimit mjeteve spitalore, dhe tu themi njerëzve se barkun do t’ua hapim me gërshërë dhe do t’ua  qepim me makinë qepëse. Të ndalojmë edhe rrugën e Arbrit. Dmth të ndalojmë të gjithë shërbimet, Pse? Sepse nuk kanë fantazi më shumë se kaq. I ftoj të vijnë në tryezë dhe të dëgjojmë idenë. Ta shohim njëri tjetrin si bashkëpunëtorë në këtë proces”-tha shefi i qeverisë.

Rama mbledh sërish qeverinë. Kryeministri i bën thirrje qeverisë që që identifikojë përgjegjësit e ndërtimeve. Ai premtoi se do të ndërtojë në një plan afatgjatë10 mija banesa, dhe një afatshkurtër 5 mijë. Ai premtoi se në Tiranë, Durrës dhe Kurbin do të ndërtohen lagje të reja. Rama nënvizoi se para Krishtlindjeve të pastrohen të gjitha inertet në Durrës me kontribut të kompanive private.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në “Platforma e opozitës, Rama i përgjigjet Bashës: Pika e tretë është qamet, s’ndalojmë investimet (VD)

  1. Nuk mund te ktheje patate qe I ka shpenzuar. Basha duhet te vere doren ne zemer dhe te kuptoje se kthimi I 2 miliarde euro koncensione eshte demin me vdekje nga anetaret per kryetarin e kupoles.

Shto Koment