Bota

Plastika do të kthehet në hidrogjen, projekti gjigand në Mbretërinë e Bashkuar

Kompania më e madhe për përpunimin e mbeturinave në Mbretërinë e Bashkuar, ka ndërmarrë projektin e parë për ta shndërruar plastikën në hidrogjen.
Featured image of article: Plastika do të kthehet në hidrogjen, projekti gjigand në Mbretërinë e Bashkuar Foto ilustruese.

Në bashkëpunim me ‘Waste2Tricity’, kompania e përpunimit të mbeturinave, “Peel Enviromental’ po punon në partneritet në mënyrë që për herë të parë në Britaninë e Madhe plastika të kthehet në hidrogjen.

Ky hidrogjen me kosto të ulët mund të përdoret për të nxitur fillimisht autobusët dhe automjetet e mallrave të rënda ajrore në rajon, duke ndihmuar në uljen e ndotjes së ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së oksigjenit që ne thithim.

Fabrika, do të trajtojë 25 tonë mbeturina plastike, ndryshe nga djegja në të cilën do të përfundonin, si zakonisht. Ky do të jetë projekti i parë në shkallë tregtare në Mbretërinë e Bashkuar, falë teknologjisë së re që është zhvilluar së fundmi.

Përveç prodhimit të hidrogjenit të decentralizuar, fabrika do të gjenerojë energji elektrike, e cila mund të furnizohet  përmes një rrjeti privat.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo risi, jo vetëm që kjo do të ndihmojë në zgjidhjen e problemit të plastikës së mbeturinave, por do të sigurojë një burim lokal të hidrogjenit i cili mund të përdoret si një karburant i pastër dhe me kosto të ulët.

Marrë dhe përshtatur nga: Enviromental

(R.L/Dosja.al)

 

Shto Koment