Aktualitet

ME FOTO/ Gjendet plastmasi me njolla gjaku dhe një litar, ishin pranë një pusi, me urgjencë në Tiranë për të zbuluar nëse i përket Jak Prengës. Vetëm 1 km larg ‘vdekjes’

Mësohet se grupet e kërkimit kanë gjetur një plastmas me njolla gjaku 1 kilometër larg kompleksit "Golden".
Featured image of article: ME FOTO/ Gjendet plastmasi me njolla gjaku dhe një litar, ishin pranë një pusi, me urgjencë në Tiranë për të zbuluar nëse i përket Jak Prengës. Vetëm 1 km larg ‘vdekjes’ Jak Prenga

SHIJAK– Zbulohet një ‘rreze shprese’ për gjetjen e trupit të Jak (Jani) Prengës, i cili u rrëmbye më 17 janar të këtij viti dhe u vra nga pengmarrësit e tij po atë ditë. Mësohet se grupet e kërkimit kanë gjetur një plastmas me njolla gjaku 1 kilometër larg kompleksit “Golden”.

Copa është çuar me urgjencë në laboratorin e kriminalistikës për të vërtetuar se kujt i përket. Gjithashtu, shumë pranë plastmasit është gjetur një litar plastik, me të cilin dyshohet se është lidhur trupi i Jan Prengës. Të dyja këto objekte dyshohet se janë gjetur pranë një pusi, duke nisur një pistë të re se trupi i 49-vjeçarit të jetë hedhur brenda. 

Plastmasi i gjetur

Në rast se është e Jak Prengës, është një shenjë që trupi i tij i pajetë është groposur në zonë. Ndërkohë sipas Top Channel Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë e kanë ndërprerë misionin duke hequr dorë për gjetjen e trupit të tij. Ende nuk dihet zyrtarisht se çfarë është vendosur. 

Prenga u mor peng më 17 janar në Kamëz. dhe autorët e rrëmbimit janë familja Hajri në Shijak dhe grupi i Dukagjinit në Shkodër. Në krye të dy grupeve dyshohet se është Gramoz Rexhepi i cili ka qenë porositësi i rrëmbimit për një sasi prej 260 kilogram kokainë që u vodh nga Astrit Prenga, Gëzim Shullani, Xhuliano nga Shkodra dhe një rumun në portin e Smuthit në Angli. Droga doli nga porti, dhe u nda mes të katërtve dhe pas disa ditësh grupet nisën të kërkonin kokainën.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gentian Doçi telefonoi Astritin dhe Gëzimin, ndërsa Gramoz Rexhepi, vëllain e Prengajve, Ndrekën i cili ndodhej në burg. Pas paralajmërimeve, pengu ishte marrë në Kamëz dhe 5 ditë më vonë, më 22 janar, droga dhe 700 mijë paund, pjesa e Shullanit dhe Prengës u kthyen, por jo Jan Prenga. Në këtë moment, Gramoz Rexhepi i tregon Ndrek Prengës emrat e rrëmbyesve për shkak se ata i dolën nga fjala e dhënë se pengu nuk do të vritej. Sipas kqyrjes së kamerave të sigurisë, dyshohet se rrëmbyesit ta kenë nxjerrë të pajetë trupin e Jan Prengës dhe ta kenë transportuar me një furgon të bardhë, tek i cili janë parë të futen disa persona me lopata, që dyshohet ta kenë groposur, por ende trupi nuk është gjetur. Nga grupi i Shijakut janë arrestuar: Bajram, Leonard dhe Elton Hajri, Festim Bezhdili, Olsi Turja, dhe në kërkim është Altin Hajri. Ndërsa nga grupi i Dukagjinit është vetë-dorëzuar Ardian Doçi ndërsa në kërkim janë: Gentian Doçi, Arjan Doçi, Gentian Bleta, Aldo Majnishta dhe Korado Doda.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment