ShowbizTelevizion

Plasi! “Se kam patur kurrë shoqe”, Albana sqaron deklaratën për Arbana Osmanin: S’i heq as presjen! Luana “më preu” fjalën…në transmetim nuk doli as komenti për Blendi Fevziun

Deklarata ngjalli diskutim, dhe sot vetë Albana ka sqaruar deklaratën, duke shtuar se shumë pjesë nga emisioni i Luana Vjollcës "Shiko kush Luan", janë prerë, përfshi edhe pjesën ku Albana thotë se ka mburrur emisionin e Blendi Fevziut por edhe veten. 
Featured image of article: Plasi! “Se kam patur kurrë shoqe”, Albana sqaron deklaratën për Arbana Osmanin: S’i heq as presjen! Luana “më preu” fjalën…në transmetim nuk doli as komenti për Blendi Fevziun Albana dhe Arbana Osmani

TIRANË– Deklarata e Albana Osmanit, se nuk e ka patur kurrë shoqe kolegen e saj të vjetër të Top Medias, Arbana Osmanin, është kthyer tashmë në sensacion në rrjetet sociale. Deklarata ngjalli diskutim, dhe sot vetë Albana ka sqaruar deklaratën, duke shtuar se shumë pjesë nga emisioni i Luana Vjollcës “Shiko kush Luan”, janë prerë, përfshi edhe pjesën ku Albana thotë se ka mburrur emisionin e Blendi Fevziut por edhe veten.

“Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë, që mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë. Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin se ai nuk ka nevojë për elozhe, po nga që në fund shtova se ishte një shaka”, u shpreh moderatorja në emisionin “Abc e mëngjesit”. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të shtunën mbrëma, Albana Osmani e ftuar në emisionin e Luanës, tha se edhe pse ka punuar 10 vite në të njëjtin televizion me Arbana Osmanin, të dyja nuk kanë patur kurrë shoqëri. “S’ka pas kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar asnjëherë pse, por…” është shprehur Albana teksa ka ‘qëlluar’ Arbanën në lojën e zhvilluar në emision.

Momenti kur Albana qellon Arbanen tek loja me foto

(f.g/dosja.al)

Shto Koment