Showbiz

Plasi hapur konkurenca mes moderatoreve! Bieta Sulo ja thotë troç Rudina Magjistarit se vishet më bukur (FOTO)

Në një konkurencë të hapur me Rudina Magjistarin, Bieta Sulo e pranoi se vishet më bukur.
Featured image of article: Plasi hapur konkurenca mes moderatoreve! Bieta Sulo ja thotë troç Rudina Magjistarit se vishet më bukur (FOTO) Moderatoret, Rudina Magjistari dhe Bieta Sulo.

TIRANË– Dy emisionet më të ndjekura të pasdites, nën drejtimin e Bieta Sulos dhe Rudina Magjistarit, duket se janë përfshirë në një ‘garë’, jo vetëm me detajet në studio. Tashmë Bieta Sulo e ka treguar hapur se ka dhe më shumë stil në veshje.

Në  një postim në rrjete sociale, Bieta ka ndarë një sondazh të realizuar nga Revista Kozmetike, në të cilin drejtohet pyetja: “Dy emisionet më të ndjekura të pasdites, filluan transmetimin dje. Cili look ju pëlqen më shumë?”

Sipas rezultateve të sondazhit, 37% kanë votuar për Rudina Magjistarin dhe 63% kanë votuar për Bieta Sulon.

Menjëherë sapo e ka parë, Bieta ka ndarë këtë sondazh në profilin e saj publik, mbi të cilin shkruan: “Sapo më erdhi ky screenshot… Faleminderit Revista Kozmetike, faleminderit të gjithëve”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bieta qenka ndjerë mjaft e përkëdhelur nga ky përfundim rezultati dhe nuk ka ngurruar ta shprehë publikisht!

Ditën e djeshme, Rudina thumboi rivalen e saj në “Top Channel” Bieta Sulon (Lexo këtu), e cila në fund të sezonit të shkuar u shpreh se emisioni i saj ishte më i ndjekuri.

Postimi i Bieta Sulos.

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment