Bota

Plas skandali në Iran, publikohen videot me skena seksuale të politikanëve

Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi, ish-guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.
Featured image of article: Plas skandali në Iran, publikohen videot me skena seksuale të politikanëve Foto nga video me skena seksuale e politikanëve iranianë

IRAN– Dy video me përmbajtje seksi të politikanëve iranianë janë publikuar në mediet sociale nga aktivistë që përpiqen të nxjerrin në pah hipokrizinë e zyrtarëve që predikojnë moralin.
Sipas Daily Mail”, Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi – ish guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Politikani Abbas Malekzadeh kryetar i Sadrës tregohet në foto duke përkëdhelur një grua. Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është ndarë katër ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me tre persona të tjerë nga këshilli i qytetit. Kurorëzimi dhe seksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të ketë për këto shkelje dënime deri me vdekje.

Videoja e parë u postua në internet në 4 gusht dhe thuhet se ka kapur Ali Mohammad Ahmadi, ish-guvernatori i Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad – duke kryer marrëdhënie seksuale me një grua.

Një tjetër u publikua më 9 gusht dhe tregoi kryetarin e Sadrës, Abbas Malekzadeh lakuriq duke përkëdhelur një femër nudo.

Videoja, që mendohet se është filmuar nga Malekzadeh, është ndarë katër ditë pasi politikani u arrestua për korrupsion, së bashku me tre persona të tjerë nga këshilli i qytetit.

Kurorëzimi dhe seksi jashtë martesës janë të paligjshme sipas ligjit iranian dhe mund të çojë në dënimin me vdekje.

Burime të sigurta i thanë mediave lokale se Ahmadi ishte tentuar të rekrutohej nga një agjenci e huaj inteligjence e cila u përpoq ta detyronte të udhëtonte në Kanada dhe të merrte pjesë në një shfaqje TV kritike për qeverinë iraniane.

Ata pretenduan se videoja katër-minutëshe, që besohet se është filmuar me një aparat fotografik të fshehur, më pas u nda për shkak të refuzimit të Ahmadi.

Një bashkëpunëtore e ngushtë e Ahmadiut u betua se gruaja në video ishte gruaja e tij e ligjshme.

Megjithatë kritikët thanë- pas shfaqjes së videos së dytë në internet

etë minutëshe- se gruaja nuk ishte bashkëshortja e tij. Më vonë u raportua se ajo punon për një kompani ajrore iraniane.

Ahmadi është përshkruar si një reformist dhe centrist dhe ka lidhje të ngushta me qeverinë e Presidentit Hassan Rouhani.

Kohët e fundit ai dha dorëheqjen nga pozita e tij si guvernator për të filluar fushatën për zgjedhjet legjislative të shkurtit 2020.

Videot seksuale me politikanë shfaqen për herë të parë në Iran që nga themelimi Republikës Islamike të Iranit në 1979, shkruan “Mail”.

Por, ky nuk është skandali i parë që goditi zyrtarët, pasi në vitin 2007, Reza Zarei, shefi i policisë në Teheran, u arrestua në një bordello me gjashtë gra. Ai kaloi katër muaj në burg para se të dilte në pension të parakohshëm.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment