Aktualitet

Plas sherri në Tropojë, 62 vjeçari kanos kushëririn me armë zjarri

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasaj për motive të dobëta.
Featured image of article: Plas sherri në Tropojë, 62 vjeçari kanos kushëririn me armë zjarri Foto Ilustruese
Përditësuar:

TROPOJË– Një 62-vjeçar ka rënë në pranga pasi akuzohet s eka kanosur me armë zjarri një kushëririn e tij. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasaj, në Tropojë.

Mësohet se konflikti mes dy kushërinjve, të arrestuarit Z.A dhe kushëririt të tij R.A, 57 vjeç, të dy banues në fshatin Kasaj të Tropojës ka nisur për motive të dobëta.

Por debati ka agravuar dhe 62-vjeçari ka nxjerrë armën dhe ja ka drejtuar kushëririt të tij.

Ky i fundit e ka denoncuar të afërmin e tij në polici, i cili më pas është arrestuar.

Ndërkohë po punohet për gjetjen e armës.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment