Aktualitet

Plas sherri në Shkodër mes të rinjve! I hapte llogari false me fotot e saj, 17-vjeçari qëllon me breshëri arme shtëpinë e bashkëmoshatares

I riu, është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.
Featured image of article: Plas sherri në Shkodër mes të rinjve! I hapte llogari false me fotot e saj, 17-vjeçari qëllon me breshëri arme shtëpinë e bashkëmoshatares Arme

SHKODËR– Një ngjarje e rëndë është parandaluar në Shkodër. Një i riu, ka marrë pushkë me vete dhe ka shkuar në banesën e vajzës së re.

I riu, është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.

Policia ka kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

NJOFTIMI:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti me armë zjarri.Qëlloi me armë zjarri në drejtim të banesës së një shtetaseje, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë.Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë ndërhyrjes së shpejtë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit mes dy shtetasve, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. N., 17 vjeç banues në Bardhaj, Shkodër.Ky shtetas, pasi është konfliktuar me një 17-vjeçare, për shkak se në mënyrë të vazhdueshme ai hapte llogari false në rrjetet sociale, me të dhënat dhe fotot e saj, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës.Falë veprimeve të shpejta hetimore, shërbimet e Policisë kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë 17-vjeçarin dhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij dhe ambientet përreth saj kanë gjetur dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë më të cilën dyshohet se ka qëlluar në drejtim të banesës.Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike“, “Kanosja“, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

(a.b)/dosja.al

Shto Koment