Sport

Plas sherri në ndeshjen Partizani-Oriku, arbitri jep 7 kartonë të kuq

Të gjithë u përfshinë në sherr. Gjysmëfusha e Orikumit, me gati 22 lojtarë të pranishëm, u kthye në një arenë boksi
Featured image of article: Plas sherri në ndeshjen Partizani-Oriku, arbitri jep 7 kartonë të kuq

Dhuna në futbollin shqiptar rikthehet dhe kësaj here ndodh te të rinjtë. Në ndeshjen e djeshme, luajtur në kompleksin e Kamzës, mes Partizanit dhe Orikut, sipas asaj që raporton “Panorama Sport”, ka plasur grushti mes lojtarëve.

“Lojtarët u përleshën me njëri-tjetrin dhe ndeshja u kthye në arenë boksi. Arbitri me shtatë kartonë të kuq dhe oficerët e sigurisë u munduan të vendosnin rregull, por grushtet mes lojtarëve ishin të pashmangshme”, shkruan gazeta.

Sherri nisi pas një ndërhyrjeje të Dalipajt ndaj Çarçanit në minutën e 88-të. Fillimisht pati një debat mes lojtarëve dhe më pas situata degradoi, kur lojtari i Orikut iu kthye rivalit të tij me grushte dhe shqelma.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje tjetër nga sherri i djeshëm

Të gjithë u përfshinë në sherr. Gjysmëfusha e Orikumit, me gati 22 lojtarë të pranishëm, u kthye në një arenë boksi. Ndërhyrja e forcave të sigurisë qetësoi situatën pas pak minutash. Madje, u desh edhe ndërhyrja e mjekëve në fund.

Gjyqtari kryesor, Besmir Lesaj, ka nxjerrë me karton të kuq katër lojtarë të Partizanit (Klei Çarçani, Elvis Çela, Sem Bici dhe Klenti Osmani) dhe tre të Orikumit (Elvis Dalipaj, portieri Benardo Trakaj dhe Ali Jazaj). Pas qetësimit të situatës, kryesori ka vijuar me dy minutat e mbetura, që ishin më tepër formale.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment