LIVE UPDATES
Politike

PLAS në PS, deputeti shpërthen kundër Ramës e Veliajt, Dosja.al siguron SMS-në, Shameti: Po na zëvendësoni me LSI-në (Ku

6 Mars 2021, 16:21 Nga DOSJA
PLAS në PS, deputeti shpërthen kundër Ramës e Veliajt,

TIRANË– Ethet e listave po shtohen ndërsa afati i dorëzimit skadon mesnatën e të hënës. Veçanërisht në Partinë Socialiste, ku ndryshimet duken radikale, në presionin e mandatit të tretë, që sa më shumë afrohen ditët, aq më shumë duket i largët.

Deri tani 3 deputetë kanë dhënë dorëhqjen me justifikimin standart: Do t’u hapim rrugë të rinjve. Por kush kërkon t’ju zërë karriget?

Jo vetëm emrat e panjohur nga “Deputeti që duam” janë pretendentë t’ju zënë vendet e të hyjnë në kuvend. Rreziku vjen edhe nga prurjet “ilegale” që erdhën në PS në vitin e zgjedhjeve. Janë të ardhurit nga LSI, Lefter Koka, Nasip Naço dhe Gledion Rehovica që duket se po vlerësohen më shumë se deputetët aktualë të Partisë Socialiste. Ky vëzhgim nuk është konstatim mediatik por i vetë deputetëve të PS. Njëri prej tyre, Adnor Shameti me mënyrën e vet të drejtperdrejtë ka tronditur grupin e Partisë Socialiste. Jo grupin parlamentar, por grupin e Whatsapp- it ku janë edhe deputetët, edhe kryetarët e bashkive, edhe drejtuesit e PS, edhe vetë Edi Rama. Dosja.al ka arritur të sigurojë shpërthimin në grupin e maxhorancës, që flet shumë më tepër se farsa e vetëlargimeve, që siç duket, janë shkarkime nga Edi Rama, pa asnjë vendim forumesh.

Viktimë e zemërimit të deputetit, ka qenë pikërisht kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që publikoi pak ditë me parë një foto me ish- deputetët e LSI qe kaluan me PS. “Bashkimi bën fuqinë”, shkruante me zell Veliaj, fjali që s’është përtypur mirë nga Shameti. Pasi hedh në grup lajmin e Dosja.al për postimin e Veliajt, komenti ishte i ashpër.

Siç mund ta shihni, deputeti i Beratit, zgjedh ta përmendë Veliajn vetëm si “lali”, për ta shpartalluar pastaj me argumente. Injorimi i socialistëve në Berat dhe tendenca për të larguar socialistë për Nasip Naçon “me 4 parti” dhe Gledion Rehovicën “e goditur nga dekriminalizimi”, për Shametin është një gabim i rëndë, në të cilin ka gisht edhe koordinatori i Qarkut Blendi Klosi.

Me ironi dhe argumente, Shameti e rrëzon strategjinë e rehabilitimit të ” tradhëtarëve” të LSI, duke i lënë pa fjalë anëtarët e grupit të ëhatsapp, ku administrator është vetë Edi Rama.

Teksti i SMS-së së Adnor Shametit dhe fotoja e ndarë prej tij në grupin e Whatsappit:

Jam shume dakord me lalin qe bashkimi ben fuqine, por ne radhe te pare me mua, Ermonelen, Fadilin, pastaj me prurjet qe kaluan me parametra zero ne merkaton e janarit, Gledionin (alias Mina Kusta) sipas vendimit per heqjen e mandatit nga dekriminalizimi dhe me pas Nasipi, qe e ka PS, vetem partine e katert ku aderon, pas qenies sekretar organizate ne PPSH ne Fakultetin juridik, kur ishte student i ardhur nga klasa punetore nga shkolla e mesme e nates, faji i babait tim qe ishte shef arsimi ne ate kohe, aderimit ne PAD e Cekes si drejtor kuadri ne MB, LSI dhe tani e katerta, e verteta. E me te drejte gjyshi im ne keto kushte kur dhe kryeplaku po mer vrull te kandidoje vete ne BR, do te thoshte, zoti e ndihte shef Klosin (u ngrita ne kembe per te disaten here).

Pas shpërthimit të Shametit nuk ka patur asnjë koment nga Veliaj dhe Klosi, madje as nga vetë Rama.

Tashmë, pritet përjashtimi i Shametit nga grupi, ai i Whatsapp-it se grupi parlamentar tashmë nuk ka më vlerë. Me siguri, për Shametin do të gjendet një “kalama” i cili kërkon të aprovohet. Por më e rëndësishme mbetet lista që do dorëzohet të hënën në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve. A do jenë Adnor Shameti dhe Ermonela Felaj në Berat?  Apo do zëvendësohen nga Naço dhe Rehovica? E sigurtë është që java që vjen do ketë polemika të ashpra brenda partive dhe koalicioneve.

Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike adnor shameti shperthimi i adnor shametit adnor shameti shperthimi i adnor shametit

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni