Politike

Plas KEQ në Komision/ Kujtim Gjuzi e tepron, ofendon kolegun socialist: Ilir Beqja është pjesë e grupit LGBTI. Deputeti e kalon: Ta shpjegoj në një moment të dytë ty

Deputeti i PS, Ilir Beqja, i cili kërkoi që në pyetësor të përfshihej dhe pyetja për orientimin seksual të qytetarëve. Kjo kërkesë nuk u prit mirë nga kryetari i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, i cili nuk i kurseu ofendimet ndaj kolegut të tij socialist.

TIRANË– Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar projektligjin për Censin e Popullsisë dhe të Banesave gjatë paradites së sotme, por nuk kanë munguar as përplasjet mes kolegëve. Gjithçka nisi nga propozimi i deputetit të Partisë Socialiste, Ilir Beqja, i cili kërkoi që në pyetësor të përfshihej dhe pyetja për orientimin seksual të qytetarëve.

Kjo kërkesë nuk u prit mirë nga kryetari i Partisë Konservatore të Shqipërisë, Kujtim Gjuzi, i cili nuk i kurseu ofendimet ndaj kolegut të tij socialist. Edhe pse Gjuzi nuk u përmbajt në fjalët e tij, Beqja iu përgjigj shkurt, duke i bërë me dije se do të sqaroheshin së bashku në një moment të dytë, larg kamerave. 

PJESË NGA BISEDA NË KOMISION:

Niko Peleshi: Hape mikrofonin Kujtim…Edhe si konservator që është, duhet të shprehet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtim Gjuzi: Zoti kryetar mbaj rregull se e favorizoni zotin Beqaj, i cili ka konflikt interesi. Më duket se është brenda grupit LGBTI, nëse është nuk ka asnjë problem. Por duhet ta deklarojë, jo vetëm tek anketa, por ta deklarojë hapur.

Niko Peleshi: Është relator dhe natyrisht ka një fjalë më tepër.

Ilir Beqja: Koleg, nëse do regjistrave të gjendjes civile ka 3 historikisht shënime, M, F dhe H që është për ato raste kur nga pikëpamja morfologjike, një qenie e gjallë i ka të dy organet gjenitale por hormonet e një gjinie prevalojnë mbi hormonet e tjera, pra që ka hemafroditë është një gjë e njohur prej shumë kohësh. Edhe regjistrat e kanë. Ndërsa lidhur me çështjen se kujt i përkas unë, ta shpjegoj në një moment të dytë.

Projektligji për Censin e Popullsisë dhe të Banesave ishte parashikuar për t’u zhvilluar këtë vit por që si pasojë e pandemisë është shtyrë për në vitin e ardhshëm. Ky projektligj synon të bëjë regjistrimin e popullsisë dhe banesave në Shqipëri. Censi është parashikuar të zgjasë dy muaj me një kosto prej rreth 16 milionë euro. Censi i fundit u zhvillua në vitin 2011, ku rezultoi se popullsia e Shqipërisë ishte 2,821,977.

(k.m/dosja.al) 

Shto Koment