Politike

Plas debati te “Ligjet” për faturat e luksit/ Përmeti: 700 euro nata… Ndërhyn me shpejtësi Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme

Debatet te ligjet për skandalin e faturave të luksit. Përmeti përplaset me Gjonaj, ministrja e quan lajmin të rremë.
Featured image of article: Plas debati te “Ligjet” për faturat e luksit/ Përmeti: 700 euro nata… Ndërhyn me shpejtësi Gjonaj: Jo pre e lajmeve të rreme Andi Përmeti dhe Etilda Gjonaj
Tiranë- Në komisionin e Ligjeve kanë vijuar debatet për dekretet e Presidentit Ilir Meta. Pasi është rrëzuar dekreti i presidentit Ilir Meta për kthimin e ligjit për vetëqeverisjen vendore foli edhe deputeti Andi Përmeti. Ndër të tjera ai përmend edhe skandalin me faturat e luksit, ku thekson se vetëm një natë ka kushtuar 700 euro për zyrtarët e lartë.
“Shpërdorimin për luks të parave publike në rastet kur një person që ushtron funksione publike zgjedh të paguaj 700 euro nata në një hotel nga taksat e shtetit me të varfër në botë. Kaq i detyrohemi taksapaguesve?”, është shprehur Përmeti.
Menjëherë ka ndërhyrë Gjonaj e cila i ka kërkuar deputetit të mos bjerë pjesë e lajmeve të rreme.
DEBATET:

Andi Përmeti: Ndryshimet në Kodin Penal kanë qenë ndryshime pozitive. Është bërë një pune e madhe për një kod i cili s’ka lidhje me politikën. Unë personalisht kam propozuar disa ndryshime/përmirësime të neneve, të diskutuara me Znj. Xhina dhe Znj. Hysi. Unë besoj që është bërë një pune e mirë për të rritur mbrojtjen juridike ndaj qytetarëve shqiptar. Por për të qenë i sinqertë dhe në rregull me ndërgjegjjen time po të kthehesha pas do te bëje edhe një tjetër propozim, do te propozoja: Shpërdorimin për luks të parave publike në rastet kur një person që ushtron funksione publike zgjedh të paguaj 700 euro nata në një hotel nga taksat e shtetit me të varfër në botë. Kaq i detyrohemi taksapaguesve?

Etilda Gjonaj: Ftoj Përmetin të mos bier pre e lajmeve të rreme. Përmeti të ftoj të bëhesh pjese e grupit të punës për Kodin Penal dhe të jap rekomandimet.

Përse akuzohet Arbër (Arbjan) Mazniku dhe Etilda Gjonaj?

Arbër (Arbjan) Mazniku, ka përfituar një akomodim në Hotel “Alma Barcelonë”, me çmim 1816 euro për dy netë, e përkthyer në 908 euro nata. Dhurata i është bërë nga biznesmeni i akuzuar nga opozita, mediat dhe opinioni publik, Shkëlqim Fusha, i cili ia ka paguar hotelin Maznikut me kartën e tij personale të kreditit.  Tashmë Prokuroria ka nisur hetimet, të cilat mund të prekin edhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliajn, i cili gjithashtu akuzohet të ketë përfituar “dhurata” nga pronari i Fusha sh.p.k. Kjo pasi në të njëjtën me Maznikun, edhe Veliaj raportohet të ketë qënë në Barcelonë.
Ndërsa Gjonaj akuzohet se ka kaluar natën në një dhomë hoteli e cila ka kushtuar 700 euro nata.

J.V/Dosja.al

Shto Koment