
TIRANË– Mnistri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj mbrëmjen e sotme ka debatuar me gazetaren e kronikës Klodiana Lala. Debati ka nisur për shifrat e OFL-së. Të ftuar në emisionin “Opinion”, Lala i ka thënë se OFL-ja, e cila është krijuar për të goditur krimin nuk ka sekuestruar asnjë pasuri. Lleshaj i është përgjigjur se OFL-ja ka qenë shumë i sukseshëm, ndërsa gazetarja i është kthyer: T’ju vijë turp që e thoni këtë. Lleshaj më pas la të kuptohej se nëse do të ishte burrë dhe jo grua do t’i përgjigjej me të njëjtën gjuhë.
Pjesë nga biseda:
Pjesë nga diskutimi:
Lala: Zoti ministër ju dhatë disa shifra për OFL-në, të cilat më kërcasin dhe nuk kanë asnjë lidhje me realitetin. MË rezulton që nga Gjykata e Posaçme janë sekuestruar vetëm 100 pasuri dhe në pjesën më të madhe të tyre janë automjete dhe nuk kanë lidhje fare me shifrat tuaja.
A mund të më thoni pse mungojnë në listën e OFL-së disa emra si vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. OFL është edhe për ata që janë dënuar edhe për ata që janë nën hetim.
Lleshaj: Nuk merrem me emra. Si mund të merrem me ish-ministrin e Brendshëm unë?
Lala: Është selektive zoti ministër? Mund të jeni më i qartë?
Lleshaj: Pse fakti që nuk merrem me emra do të thoë që jam selektiv?
Lala: Na sqaroni pse mungon sepse OFL-së i përfundon afati në 31 dhjetor.
Lleshaj: OFL ka një kategori subjektesh qartësisht të përcaktuara nga ligji. Janë persona të dënuar për 31 nene të kodit penal.
Lala: Edhe nën hetim zoti ministër sepse ju përmenda raste konkrete dhe mund ta hapim ligjin që ta konsultojmë.
Lleshaj: Janë vepra penale të caktuara. Ti mendon se unë do të shkoj të interesohem se çfarë bën policia për ish-ministrin e Brendshëm?
Lala: Po atëherë mos hajdeni fare në studio, nëse nuk keni për të thënë edhe mbaroi. OFL nisi si një aksion i madh i trumbetuar nga ju dhe nga kryeministri…
Lleshaj: Dhe i suksesshëm shumë!
Lala: Duhet të të vijë turp që e thua këtë gjë!Duhet të skuqesh para shqiptarëve kur e thua këtë gjë.
Lleshaj: Ti je grua dhe zonjë dhe më çarmatos. Më ke zënë ngushtë se nuk të përgjigjem dot me të njëjtën gjuhë. Si thua s’ke turp?
(A.k.dosja.al)
Pse nuk filloj OFL me politikanet e 30 viteve te fundit ,SALI BERISHEN ,LULZIM BASHEN, ILIR METEN, MONIKEN, EDI RAMEN ,DHE TE gjith prokuroret, gjyqtaret, deputetet, ministrat ,keta jan Peshqit e medhej qe BE kerkon qe te arestohen para se te fillojne negociatat me BE dhe jo me arestimin e fshatareve.