Sport

Plas debati në Angli, legjenda Lineker sugjeron që titulli të mos i jepet Liverpool-it

Jamie Carragher i ka dalë menjëherë kundër, sepse i bie që Liverpool të mos shpallet kampion, kur e meriton më shumë se kurrë, bazuar edhe te renditja
Featured image of article: Plas debati në Angli, legjenda Lineker sugjeron që titulli të mos i jepet Liverpool-it Gary Lineker

Holanda dje vendosi zyrtarisht, që kampionati i futbollit të mbyllej përfundimisht pa fitues. Madje, pa skuadra që bien nga kategoria dhe pa skuadra që ngjiten një ligë më lart. Më saktë, sezoni zerohet dhe nuk ka fitues.

Ajax e pranoi këtë vendim, ndryshe nga skuadrat e ligës së dytë, të cilat kërkojnë ngjitjen një kategori më lart (dhe në fakt e meritojnë).

Legjenda e futbollit anglez, Gary Lineker, i ka hedhur benzinë zjarrit të debatit mbi vazhdimin e Premier League. Ai mendon se kampionati anglez duhet mbyllur pa fitues, si ai holandez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Mund të jetë e vetmja zgjidhje”, – ka shkruar ai, duke shtuar debatin e madh që po bëhet në Angli. Jamie Carragher i ka dalë menjëherë kundër, sepse i bie që Liverpool të mos shpallet kampion, kur e meriton më shumë se kurrë, bazuar edhe te renditja.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment