Politike

Plantacione me drogë në malet e Krujës/ Denoncimi: Mbrohen nga kryebashkiaku Bushi dhe deputeti Rraja

Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, dikur ish-efektiv policie, sipas të cilit në malësinë e Krujës vijon të kultivohet kanabis.
Featured image of article: Plantacione me drogë në malet e Krujës/ Denoncimi: Mbrohen nga kryebashkiaku Bushi dhe deputeti Rraja Foto ilustruese

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, dikur ish-efektiv policie, sipas të cilit në malësinë e Krujës vijon të kultivohet kanabis nën mbrojtjen e kryetarit  të bashkisë, Artur Bushi dhe deputetit Rrafman Rraja.

“Plantacionet e mijra e mijra rrenjeve te Kanabisit qe mbrohen nga narkoshteti”, shkruan Berisha.

Denocimi te Berisha:

Plantacionet e mijra e mijra rrenjeve te Kanabisit qe mbrohen nga narkoshteti!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ato nuk preken ndonese jane denoncuar disa here tek Edvin Mafia, gjeneral Hashashi dhe Ardi Eskobari!

Lexoni mesazhin e ish policit dixhital. sb

pershendetje doktor , ne radhë te pare ju uroj shendet dhe gjith te mirat ! jam nje ish efektiv policie nga kruja , dua te ndaj nje shqetesim me ju dhe gjith opinionin publik . plantacionet te medha ne fshatin noje te malsis kruje , nen mbrojten e kryetarit te bashkis kruje z,Artur bushi dhe depotetit te edvin droges z, Rrafman rraja dhe ushtaret e tyre si shefi i komisariati e kryeplaku i fshatit noje po mbrojn plantacione me kanabis edhe oficer te lart nga tirana po terrorizojn banoret e zones Per keto plantacione kane dieni dhe informacion te plote ministri Sander Lleshi,drejtori i pergjitheshem Ardi Veliu dhe vet kryeministri por ato mbrohen dhe nuk preken.te lutem anonim .

(a.m/dosja.al)

Shto Koment