Bota

Plani “Yellowhammer”, nëse Britania do dalë nga BE pa një marrëveshje, do të përballet me mungesë ilaçesh dhe ushqimi

Teksa po punohet që Britania të dalë nga BE pa një marrëveshje, shumë pasoja të rënda do të ketë më pas, si mungessë ushqimesh dhe ilaçesh, rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe të ushqimeve, është krijuar një plan për mirëmenaxhimin e këtij kaosi që mund të krijohet në Angli pas Brexit.
Featured image of article: Plani “Yellowhammer”, nëse Britania do dalë nga BE pa një marrëveshje, do të përballet me mungesë ilaçesh dhe ushqimi Foto ilustruese

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që në Britaninë e Madhe situata politike është teje delikate, zyrtarë të lartë të qeverisë kanë deklaruar se në vend ka një mungesë të theksuar të të ilaçeve dhe ushqimeve të freskëta, përhapjen e sëmundjeve, si dhe flitet për një rritje të çmimeve të ushqimeve dhe energjisë elektrike.

Ndërkohë është theksuar se mund të ketë edhe rrezik  për dhunë në Irlandën Veriore, në Gjibraltar dhe Dover.

Pra ky dokument ishte i përcaktuar nga Michael Gove, Ministri i Përgatitjeve për Brexit, pak kohë më parë në  ‘Sunday Times’.

Në këtë dokument përshkruhet sesi qeveria do të mund të përballojë  momentet më të vështira me një dalje pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Ky plan është quajtur, “Yelloëhammer”, ku në të janë të listuatara një sërë masash që duhet të ndërmarrë qeveria e Boris Johnson nëse vendi do të përballet me mungesë ushqimi, trazira në rrugët e qyteteve, apo krijimin e sëmundjeve.

Ky plan paraprak “Yelloëhammer”  ëshë miratuar nga qeveria.

Pra për Britaninë do të jetë tepër e vështirë përballja me  mungesën e ilaçeve dhe ushqimesh të freskëta, përhapjen e sëmundjeve,rritjn e çmimeve të ushqimit dhe energjisë elektrike si shkak i Brexit.

Burimi: Theguardian 

A.C.Dosja.al

Shto Koment