Sport

“Plangprishësit” humbasin nga 8 mln. paund vetëm në 48 orë…

Superliga e Europës, u njoftua të dielën nga 12 klube gjigantë të kontinentit të regjistruar, para se “të shembej” të mërkurën në mëngjes. Ato, veç tarifës të pjesëmarrjes, priten të përballen me gjoba të mëdha për dështimin e “aventurës” së tyre
Featured image of article: “Plangprishësit” humbasin nga 8 mln. paund vetëm në 48 orë…
Përditësuar:

ANGLI – Arsenali, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham, u bashkuan me Atletico Madrid, Barcelona, ​​Real Madrid, AC Milan, Inter dhe Juventus dhe të dielën pasdite, formuan Super League të Europës.

Secili klub pjesëmarrës në këtë “krijesë” bleu rreth 8 milionë paund aksione të kapitalit të Super League, shuma këto për t’u përdorur për të ndihmuar negocimin e marrëveshjeve të transmetimit, kontratat tregtare dhe për të mbuluar tarifat ligjore.

Klubet pjesëmarrëse në këtë “aventurë”, që zgjati më pak se tri ditë, mund të detyrohen të paguajnë kompensim për shkeljen e kontratës së tyre 23-vjeçare të ESL, e cila thotë se ata nuk mund të largohen nga Super League para tri viteve të para.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

B.T (Dosja.al)

Shto Koment