Aktualitet

Plagosje me thikë në Bushat të Shkodrës, Policia në urgjencë në vendngjarje, çfarë ka ndodhur

Nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur, por ende nuk dihen detaje lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarje apo detaje lidhur me të lënduarin.
Featured image of article: Plagosje me thikë në Bushat të Shkodrës, Policia në urgjencë në vendngjarje, çfarë ka ndodhur Foto ilustruese

SHKODËR– Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Bushat të Bashkisë së Vaut të Dejës.

Nga të dhënat e para raportohet për një të plagosur, por ende nuk dihen detaje lidhur me vendin ku ka ndodhur ngjarje apo detaje lidhur me të lënduarin.

Ka qënë një telefonatë në Urgjencën e spitalit Rajonal të Shkodrës, ajo që ka vënë në lëvizje edhe Policinë, e cila është nisur menjëherë në vendngjarje.

Forcat “Shqiponja” dhe efektivët e Komisariatit të Policisë së Vaut të Dejës ndodhen ende në zonë, por ende nuk kanë arritur të lokalizojnë vendin e ngjarjes. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment