Aktualitet

Plagosja në xhami, Lapaj: Askush nuk tha që autorit ja hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme

Në një postim në Facebook, Lapaj ka shkruar se qytetarët e neutralizuan autorin dhe ja dorëzuan policisë.
Featured image of article: Plagosja në xhami, Lapaj: Askush nuk tha që autorit ja hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme Pamje nga dhunimi i Rudolf Nikollit

TIRANË- Avokati Adriatik Lapaj, ka komentuar ngjarjen që përgjaku muajin e Ramazanit disa ditë më parë, ku një person plagosi 5 qytetarë në xhami.

Në një postim në Facebook, Lapaj ka shkruar se qytetarët e neutralizuan autorin dhe ja dorëzuan policisë. Ai shkroi se askush nuk nxorri pretendime se liria e autorit u hoq nga qytetarët në mënyrë të paligjshme.    

“Para pak ditësh një person plagosi 5 qytetar në një Xhami…qytetarët e arrestuan aty duke e neutralizuar dhe i’a dorëzuan oficerit të policisë që u paraqit në vendngjarje. Nuk dëgjova askënd të ngrinte pretendimin se civilët nuk të arrestojnë dot…pra nuk tha kush se i’a hoqën lirinë në mënyrë të paligjshme. Nuk kanë faj, edhe zogut të rritur në kafaz kur i thanë fluturo…i’u duk si sëmundje”, shkroi Lapaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(I.A/dosja.al)

Shto Koment