Aktualitet

Plagosja në Tiranë/ Policia zbardh ngjarjen: Dy vëllezër qëlluan ndaj 34-vjeçarit, vihet në pranga një prej tyre, bashkëpunëtori i tretë shpallet në kërkim

Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri nga dy vëllezër.
Featured image of article: Plagosja në Tiranë/ Policia zbardh ngjarjen: Dy vëllezër qëlluan ndaj 34-vjeçarit, vihet në pranga një prej tyre, bashkëpunëtori i tretë shpallet në kërkim Policia e Tiranes

TIRANË– Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me plagosjen me armë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Kinostudios. Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë me armë zjarri nga dy vëllezër.

Policia bën të ditur se, personat me inicialet K. Sh dhe R. Sh (vëllezër) në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në kërkim për ngjarjen është shpallur dhe një person i tretë, për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”.

NJOFTIMI:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Policia identifikon dhe vë në pranga njërin nga autorët e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të një 34-vjeçari.Shpallet në kërkim vëllai i tij i dyshuar si bashkëautor i ngjarjes.Gjithashtu shpallet në kërkim dhe një shtetas tjetër për veprën penale “Moskallzim Krimi”.Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, falë reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore dhe profesionale bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar, konkretisht shtetasin K. Sh., 33 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim” “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetesisë publike”

Dhe po për të njëjtat vepra penale shpallën në kërkim vëllain e tij shtetasin R. Sh., 25 vjeç.Gjithashtu u shpall në kërkim për veprat penale “Moskallzim krimi” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” dhe shtetasi V.P.Shtetasit K. Sh dhe R. Sh (vëllezër)në bashkëpunim me njëri-tjetrin, mbremjen e djeshme, rreth orës 23:45, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, në rrugën “Karaman Ylli” kanë plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin E. Gj., 34 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.Nën drejtimin e Prokuorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Plagosje tek ish-Kinostudio! 34-vjeçari merr plumbin në këmbë, momenti kur e merr ambulanca. Policia kërkon autorin

(a.b)/dosja.al

Shto Koment