Politike

Plagosja në Kavajë! Etjen Xhafaj distancohet pas akuzave të Dumës: Mos ta politizojmë ngjarjen, shërim të shpejtë djalit

Në një reagim zyrtar, Xhafaj shkruan se ngjarje si ajo që ndodhi në Kavajë nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk ka lidhje me politikën.
Featured image of article: Plagosja në Kavajë! Etjen Xhafaj distancohet pas akuzave të Dumës: Mos ta politizojmë ngjarjen, shërim të shpejtë djalit Etjen Xhafaj

KAVAJË– Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në Kavajë, Etjen Xhafaj ka hedhur poshtë akuzat e Grida Dumës, e cila deklaroi se mbështesin autorët e plagosjes së Bledar Okshtunit. Në një reagim zyrtar, Xhafaj shkruan se ngjarje si ajo që ndodhi në Kavajë nuk përfaqësojnë askënd dhe nuk ka lidhje me politikën.

“Ngjarje si kjo e sotmja nuk përfaqësojnë kulturën dhe qytetarinë e Kavajës. Jam i bindur se ngjarja nuk ka lidhje me politikën dhe ne që garojme për zgjedhjet e 25 Prillit duhet të jemi të parët që jo vetëm ta denojmë aktin e sotëm, por edhe mos ta politizojmë këtë ngjarje.

Zgjedhjet duhet te jenë festë dhe kështu do të jenë në Kavajë e gjithë Shqipërinë. Autoritetet duhet të veprojnë me shpejtësi dhe autorët duhet të vendosen një orë e më parë para drejtësisë. Shërim sa më të shpejtë për djalin e përfshirë në ngjarje!”- shkruan Xhafaj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bledar Okshtuni, sekretar në zyrat e Partisë Demokratike në Kavajë u plagos me armë zjarri teksa ndodhet në punë. I dënuari për vrasje, Ndriçim Jonuzi (Tahiri), i shoqëruar nga Markel Shtylla dhe Dorian Troplini, të cilët sipas Grida Dumës janë aktivistë pranë Partisë Socialiste, qëlloi me armë zjarri Okshtunin pas një sherri për parkimin e makinës. Ngjarja solli shumë reagime nga palët politike.

(f.m/Dosja.al)

Shto Koment